E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra dore e nderur per bashkepunim

Letra e djeshme e ministres sone te Integrimit per Kryetaren e Komisionit Parlamentar te Integrimit specialisten e mirenjohur te ceshtjeve te integrimit deputeten socialiste Ermelinda Meksi eshte per tu pershendetur. E fton te punojne se bashku per planet e realizimit te 12 rekomandimeve qe i dha Shqiperise raporti analitik i Komisionit Evropian me daten 9 nentor 2010. Nuk ishte kurrsesi nje leter e shtirur nje formalitet sa per te lare gojen. Ishte nje dore e nderur e sinqerte per bashkepunim. Pse koha me nuk pret. Rekomandimet jane detyra shume te veshtira shtepie. Ato kane nevojen per te gjithe ekspertizen dhe mbeshtetjen qe mund te japin deputetet dhe ekspertet e opozites. Dhe keta nuk jane te pakte fatmiresisht. Rekomandimet jane piketa kushte qe duhen realizuar medoemos dhe sa me shpejt. Sa me shpejt te pergatiten plan-veprimet per secilen nga keto perparesi te veprimit ligjor shqiptar aq me shume fitojme pike te merituara ne syte e Brukselit. Fillojme te shpelajme balten qe i hodhem vetes me 21 janar. Rekomandimet kane te bejne me sigurimin e funksionimit te duhur te Parlamentit mbi bazen e nje dialogu politik konstruktiv dhe te qendrueshem mes forcave politike me miratimin e ligjeve qe kane ngelur peng dhe qe kerkojne nje shumice te cilesuar ne Parlament me caktimin e Avokatit te Popullit me sigurimin e nje degjimi dhe proces votimi te rregullt ne Parlament per anetaret e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese me modifikimin e kuadrit ligjor per zgjedhjet ne perputhje me rekomandimet e OSBE-ODHIR me sigurimin qe zgjedhjet te zhvillohen ne perputhje me standardet evropiane dhe nderkombetare me plotesimin e hapave themelore ne reformen e administrates publike me zbatimin e nje strategjie reformash per gjyqesorin etj. Do te ishte nje situate ideale sot per ne nese deputetet e pozites dhe opozites do te pervishnin menget dhe te punonin bashke per planin e veprimeve konkrete qe do te conin ne kryerjen e ketyre detyrave te shtepise. Sidomos pas gjithe atij tensioni politik qe eshte ne rruget e Shqiperise dhe ne vete sallen e Parlamentit tone. Ne loje eshte stabiliteti i vendit. e ardhmja e tij evropiane. Do ta uronim me shpirt qe pergjigjja ndaj letres te ishte pozitive. Qe bashkepunimi te filloje. Qe shkendija e pare e dialogut nderpartiak te vije pikerisht per interesat e integrimit te vendit. Pse mirefilli nuk ka rendesi te qajme per ate qe kemi humbur deri tani. Per faktin se ishim shume me perpara Malit te Zi ne reforma ekonomike. Se e humbem gjithe avantazhin per shkak te ngercit politik. Se praktikisht humbem statusin e Vendit Kandidat per ne BEte cilin e fitoi Mali i Zi pikerisht me 9 nentor 2010 kur u dha opinioni i Komisionit Evropian per Shqiperine dhe per Malin e Zi. Status qe realisht do tia katerfishonte fondet qe vendi yne perfiton sot nga BE nga 68 milione euro fonde IPA ne vit do te kalonim ne 280 milione euro fonde strukturore te BE-se. E humbem statusin e vendit kandidat per ne BE ne nentor 2010 por mund ta fitojme ne nentor 2011 Mund te bejme shume shpejt te harrohen imazhet e ngjarjeve te dhunshme e tronditese te 21 janarit 2011 pavaresisht se prokuroria duhet ti shkoje deri ne fund hetimit te plote te tyre nese bashkepunojme. Eumlshte rruga e vetme shtegu i vetem per te dale nga tuneli ne drite.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›