E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami te kerkoje ndjese per Ziverin

/ /

NgaVANGJEL TAVO

Ne seancen parlamentare te javes se kaluar te gjithe shqiptaret pane sesi Parlamenti u kthye ne arene fyerjesh dhe boksi ku u thye cdo rregull parlamentarizmi dhe cdo vlere njerezore dhe ku nje minister i kabinetit qeveritar gjate replikes me deputetet e opozites u adresoi atyre togfjaleshin Ju jeni te gjithe Zivera Nuk e kuptoj se clidhje dhe cfare gjeje te perbashket kishte Ziveri i shkrete me deputetet me te cilet replikonte z. minister Ziveri nuk ishte as trafikant as terrorist e as kriminel.
Ziveri me 21 janar erdhi sic kishte ardhur ngahere ne demonstraten e opozites per te protestuar. Erdhi dhe u vra aty perballe Kryeministrise. Ai ishte nje nga socialistet e ndershem qe u thirren ne demonstrate e qe me pas u lane nga lideri i opozites ne meshire te fatit ne mes te bulevardit.  I ndjeri Veizi dha shpirt ne bulevard me duar ne xhepa me rrobat e marra te gabi e me dokumentin e invalidit ne xhakete.
Sinqerisht do te desha te besoja qe ky etiketim per Ziverin e ndjere te ishte nje reagim emocional i rastit dhe kam pritur nje reflektim nga ministri ne fjale duke njohur sidomos ndjesite e tij njerezore.
Po nese nuk reflekton zoti minister nese hesht opozita dhe kerkon qe ti perdore te vraret e 21 janarit per kredo e perfitime politike me bekimin e Rames para ketij etiketimi aspak human une nuk mund te hesht. Nuk do te heshtja edhe sikur te isha pjese e kabinetit qeveritar dhe e familjes politike te ministrit Imami.
Me shume se kaq miqesia me Ziverin e gjore me motivon te dal nga suaza politike e te kembengul per tu dhene fund percartjeve te tilla qe nuk kane asnje lidhje me politiken.
Une Ziver Veizin e kam pasur shok kam qendruar e biseduar per dite e jave te tera me te kemi milituar bashke prej vitesh ne radhet e socialisteve te Gjirokastres kemi shprehur opinione e qendrime te perbashketa. E ritheksoj Ziver Veizi nuk ka pasur asgje te perbashket me njerezit qe kane sulmuar policine dhe qe tentuan te hyjne ne Kryeministri. Ai nuk e njihte dhunen madje as fjalorin vulgar qe perdoret rendom edhe ne Parlament.
Si mik i shtepise se Ziverit u kerkoj te falur familjareve te tij qe jane lenduar jashte mase nga kjo shprehje e pakuptimte dhe e panevojshme per mosreagimin tim te menjehershem por desha tu them se kam besuar ne nje ndjese te z. minister ashtu sikurse kam pritur edhe nje reagim qofte edhe formal nga PS-ja megjithese e di mire qe lideret e saj viktimat e 21 janarit i perdorin per perfitime politike.
E di qe kjo heshtje e vonuar i ka lenduar miqte e mi dhe familjaret e Ziverit. Megjithate jam i bindur ne forcen e tyre morale dhe ne kthjelltesine e tyre per tu orientuar edhe ne situata te tilla.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›