E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kush e fiton Zvicër 2025 sipas Superkompjuterit të Opta-s?

Kampionati Europian i vajzave, Zvicër 2025, ka mbërritur në fazën e tij më interesante. Janë përcaktuar 4 skuadrat më të mira të turneut si dhe dy sfidat gjysmëfinale.

Të martën Anglia do të përballet me Italinë, në një sfidë që vlen një vend në finalen e madhe, ndërsa të mërkurën do të luhet përballja Gjermani-Spanjë. Të dyja këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Po cila është skuadra favorite për të fituar Europianin sipas Superkompjuterit të Opta-s? Anglia, kampionia në fuqi e Europës, është favorite kryesore për të fituar turneun. 36% të shanseve për të triumfuar kanë “luaneshat” sipas analizave të Opta-s. Në vend të dytë vjen Spanja me 31%, e ndjekur nga Gjermania (24%) dhe Italia (9%).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›