Kush e kish fajin per Pavaresine
NgaBLENDI FEVZIU
Nje karvan burrash ecin neper balten e Myzeqese dhe lagen ne nje shi...
qe spushon prej ditesh shmangin rruget kryesore nese mund te quhen te tilla per te mos u arrestuar nga ushtria turke dhe vonojne buze lumenjve te fryre qe kalohen me veshtiresi dhe rrezik. S humica jane te moshuar dhe pak trima te armatosur shoqerojne ata qe me vone do te quheshin baballaret e pavaresise
Qene nisur te shpallnin pavaresine e Shqiperise ne nje nder momentet me delikate te historise se saj. Qene nisur ta benin kur me shume se 90 per qind e popullsise shqiptare nuk dinte gje
per kete. Por ata nje grusht burrash mendjehapur besonin dhe besuan deri ne fund. Besuan se Shqiperia do te ishte nje shtet i vertete. Besuan dhe ndertuan nje qeveri per te gjithe me myslimane katolike dhe ortodokse me kryeminister nga Jugu e zv.kryeminister nga Veriu. Ne historine 98-vjecare te shtetit shqiptar veshtire te gjesh nje moment me shenjues se sa ky nje moment qe regjime e sisteme problematike perfshi edhe ate komunist skane guxuar ta neperkembin.
Per fatin tone te keq ate qe ska guxuar ta beje asnje regjim e beri kete vit harresa e plote e perkujtimit te kesaj dite ne Shqiperi. Rruget e Tiranes pardje qene edhe me te trishtuara se sa duhet te kene qene plot 98 vjet me pare. Asnje flamur i varur asnje shenje festive asnje banderole dhe mbi te gjitha asnje aktivitet per te perkujtuar festen me te rendesishme te shtetit shqiptar festen kombetare ate te Pavaresise.
Nuk ka asnje dyshim qe bashkia ka pergjegjesi ne kete drejtim. Institucioni qe sperton ti mbushe shtyllat e Tiranes me parulla per votat e kutite duhet ta beje kete se paku nje here ne vit me shenjat perkujtimore te pavaresise duhej te dekoronte qytetin me flamuj apo shenja te tjera sic ndodh kudo ne bote me festat kombetare ne Paris me 14 korrik ne Uashington me 4 korrik ne Gjermani me 3 dhjetor. do justifikim ska vlere dhe mbi te gjitha te politizosh festen kombetare dhe ta konsiderosh ate feste te kundershtarit tend politik duke organizuar vetem festen e 29 Nentorit kjo eshte me shume se sa e rende. Kete as komunizmi nuk guxoi ta beje.
Por bashkia dhe pergjegjesia e saj eshte vetem njeri dimension i kesaj mungese. Ndersa zv.ministri i pushtetit lokal akuzoi Ramen se nuk kishte dekoruar qytetin asnje gazetar nuk e pyeti po cka bere qeveria vete Ose me mire ckane bere ato dhjetera institucione qe paguhen dhe varen direkt nga qeveria. Institucione qe dikur kishin detyrimin qe cdo 28 dhe 29 Nentor te organizonin dicka. Festa nuk eshte vetem nje grumbull flamujsh te varur ne shtyllat anes rrugeve. Tirana eshte kryeqytet dhe asnje prej institucioneve qe funksionojne ketu nuk beri asgje per ti dhene ate karakter festiv dhe perkujtimor qe meriton kjo feste. Nuk u hap asnje ekspozite nuk u be asnje koncert nuk u demonstrua asnje dokument. Mund te organizonte Arkivi nje ekspozite me relike te asaj kohe mund te organizonte Ansambli nje koncert festiv qofte edhe ne mesdite ne shesh sic bente dikur mund te dilte banda e Ushtrise dhe te luante ne rruget e kryeqytetit per ti dhene atij atmosfere dhe per kete nuk duhej leja e Edi Rames mund te organizohej nje ekspozite e uniformave te Ushtrise se Shtetit Shqiptar si disa vjet me pare mund te organizonte GKA nje ekspozite per kete eveniment mund te kishte pergatitur edhe Teatri Kombetar nje shfaqje ne vend qe te rrinte bosh sic rri gjithnje e me shume keto kohe. Nese televizionet u moren gjithe diten me festen e Pavaresise nese disa prej tyre transmetuan edhe emisione konkrete ose dekoruan siglat e tyre me shqiponjen kuq e zi edhe institucionet duhej ta kishin menduar kete gje me kohe duhej ta kishin vendosur ne kalendar kete feste qe eshte me e rendesishmja e shtetit dhe te percaktonin programin e tyre per kete gje. Te benin te pakten gjysmen e asaj qe bene shqiptaret e Kosoves e Maqedonise qe per turpin tone deshmuan se e ndiejne dhe e respektojne historine me shume se sa ne
Nuk kishte asgje me te trishte me 28 Nentor sesa grupet e shqiptareve te Kosoves e Maqedonise qe kishin mberritur ne Tirane per Diten e Flamurit dhe sdininku te gjenin as nje kopje te flamurit per te cilin shume prej tyre jane burgosur e pushkatuar dhe te cilin baballaret e pavaresise na e dhuruan me aq mundim 98 vjet me pare