E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezohen pergjimet e tenderit te uniformave

/ /

Me shumice votash Kolegji Penal i kryesuar nga gjyqtari Besnik Ymeraj ka vleresuar se pergjimet telefonike mbi te cilat mbeshteten akuzat ne ngarkim te Bujar Muratit Ilir Sulos dhe Jani Gjergjefit jane kryer nga organi i akuzes ne shkelje te procedurave ligjore. Referuar vendimit Kolegji Penal ka arsyetuar se rezultatet e pergjimeve parandaluese te kryera nga Sherbimi Informativ Shteteror mbi bazen e te cilave eshte filluar hetimi nga prokuroria nuk mund te perdoren si prove. Pergjimet ne fjale ishin lejuar nga Gjykata e Tiranes vendim i cili ishte lene ne fuqi me pas edhe nga Apeli.
VENDIMI
Kolegji Penal i Gjykates se Larte vlereson se vendimet e gjykatave Faktit dhe Apelit duhet te prishen dhe te rrezohet kerkesa e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per lejimin e pergjimit te komunikimeve hyrese dhe dalese te shtetasve Ilir Sulo Jani Gjergjefi dhe Bujar Murati. Ky kolegj konstaton se vendimet e gjykatave te te dyjave shkalleve te gjykimit jane marre ne kundershtim me dispozitat e procedurave penale. Keshtu sipas nenit 221/5 te Kodit te Procedures Penale Pergjimi parandalues rregullohet me ligj te vecante. Rezultatet e tij nuk mund te perdoren si prove. Ne kundershtim me kete urdherim gjykatat kane vene ne themel te arsyetimit dhe vendimit te tyre duke i konsideruar dhe perdorur si prova rezultatet e pergjimeve parandaluese te pasqyruara ne informacionin e SH.I.Sh. Ne kete menyre gjykata ka konsideruar si prova te mjaftueshme per vertetimin e akuzes rezultatet e pergjimit parandalues te cilat sic theksuam me lart nuk mund te perdoren si prove.
Madje ne vendimet e tyre te dyja gjykatat i konsiderojne keto rezultate te pergjimeve parandaluese si dyshime te forta dhe te bazuara pra as formalisht ato nuk pohojne se ka prova te mjaftueshme per vertetimin e akuzes. Edhe gjate gjykimit ne Gjykaten e Larte organi i akuzes pretendoi se ekziston dyshimi i bazuar kur sipas dispozites se mesiperme per lejimin e pergjimit duhen prova te mjaftueshme thuhej ne arsyetimin e Kolegjit Penal. Sipas vendimit personave nen hetim Murati Sulo dhe Gjergjefi u ishin kufizuar te drejtat e tyre kushtetuese. Personave nen hetim Bujar Murati Ilir Sulo dhe Jani Gjergjefi jane kufizuar te drejtat dhe lirite e tyre kushtetuese ne kundershtim me ligjin pasi lejimi i pergjimeve te tyre eshte bere ne kundershtim me nenet e Kodit te Procedures Penale duke perdorur si prova akte te cilat jane konsideruar e perdorur si te tilla ne kundershtim me ligjin. Perfundimisht Kolegji Penal ka vendosur Prishjen e vendimit date 20.07.2010 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit date 12.09.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane si dhe rrezimin e kerkeses se Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per lejimin e pergjimit dhe komunikimeve hyrese dhe dalese nepermjet numrave te telefonise celulare te perdorur nga personat nen hetim Bujar Murati Ilir Sulo dhe Jani Gjergjefi. Abuzimet me tenderet shtate te pandehur

TIRANE - Nga ana e Sherbimit Informativ te Shtetit eshte paraqitur nje informacion per referimin e vepres penale me ate te cilit eshte kerkuar te filloje ndjekje penale. Nga ky informacion krijohen dyshime te arsyeshme se disa funksionare publike te Ministrise se Brendshme dhe disa pronare shoqerish tregtare kane konsumuar vepra penale. Ne baze te ketij informacioni prokuroria nisi me 11 shtator te vitit 2009 nje hetim ndaj ish-zyrtareve te larte te Ministrise se Brendshme dhe disa tregtareve. Ne perfundim te hetimeve prokuroria vuri nen akuze shtate persona Bujar Murati ish-drejtor i pergjithshem i Zhvillimit te Procedurave te Perqendruara te Prokurimit prane Ministrise se Brendshme Redi Popesku ish-specialist ne Ministrine e Integrimit dhe biznesmenet Artan Berberi Festim Bashllari Ilir Sulo e Jani Gjergjefi. Sipas prokurorise zyrtaret e Ministrise se Brendshme ne bashkepunim me biznesmenet bashkepunonin me njeri-tjetrin per prokurimet e uniformave te ushtrise policise gardes burgjeve doganave dhe marines duke i sjelle shtetit shqiptar qindra milione leke humbje. Dosja ne ngarkim te tyre nisi shqyrtim ne Gjykaten e Tiranes ne shtator te vitit 2010. Ata akuzohen per korrupsion aktiv te personave qe ushtrojne funksione publike te kryer ne bashkepunim korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike mbajtje e municionit luftarak pa lejen e organeve kompetente dhe moskallezim krimi. ar.ba

Armand Bajrami

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›