A eshte mundur komunizmi ne Shqiperi
Duke iu referuar fakteve Asambleja Parlamentare e KE ne rezoluten e 25 Janarit 2006 ka vendosur ne ekuivalence fashizmin dhe komunizmin si dy regjimet me kriminale te shekullit te shkuar. Pare ne kete kontekst jane dy regjime te cilat u kane shkaktuar popujve te botes miliona viktima vuajtje mjerim tmerre te papershkruara. Sipas Librit te zi te komunizmit te botuar ne France ne vitin 1997 fashizmi akuzohet per 20 milione viktima nderkohe komunizmi rezulton te akuzohet per 100 milione viktima. Ne kete kendveshtrim eshte ngritur ne Uashington memoriali ne kujtim te 100 milione viktimave te komunizmit ne mbare boten. Ne perurimin e ketij memoriali do te perkulej Presidenti Bush I riu dhe do te shprehej se ndoshta ne kurre nuk mundet te mesojme te gjithe emrat e tyre.Nderkohe dihet se Amerika nuk ka perjetuar qofte e dhe nje dite sundimin e regjimit komunist. Ne ate vend te shembullit te demokracise per te gjithe boten Partia Komuniste eshte e ndaluar me ligj. Duke hequr nje paralele ndermjet dy regjimeve kriminale menjehere pas fitores mbi fashizmin ne vitin 1945 fuqite aleate rane dakord zyrtarisht per denimin e krimineleve fashist. Gjyqi i Nurenbergut i cili filloi ne gusht te vitit 1945 dhe vazhdoi per nje vit denoi 24 kriminelet me te medhenj gjerman te luftes dhjete prej te cileve u denuan me vdekje. Proceset kunder krimineleve fashiste vazhduan dhe deri ne vitin 1965 akoma ishin mijera procese akoma te paperfunduara. Gjyqet kunder krimineleve fashiste kane vazhduar ne te gjithe Europen dhe gjyqi kunder Klaus Barbies xhelatit te Lionit u be ne vitin 1987. Akoma edhe deri ne ditet tona kriminelet fashiste ndiqen ne te gjithe boten per tu gjykuar nese jane akoma te gjalle. Denazifikimi eshte nje politike konstante qe eshte ndjekur nga te gjitha vendet e Europes Perendimore perfshire edhe Gjermanine dhe mund te konsiderohet se ka qene nje proces me nje sukses te padiskutueshem. Duke marre shembull Belgjiken nje vend me 8 milione banore pas clirimit nga fashizmi u shqyrtuan 634000 raste te bashkepunimit u gjykuan 87000 persona. Keshtu me radhe mundet te sjellim shembuj edhe nga vendet e tjera te pushtuara nga fashizmi. Deri ne vitin 1965 Gjermania Perendimore kishte arrestuar dhe nxjerre perpara gjyqit 87000 bashkepunetore te Gestapo-s. Nderkohe Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera te bllokut komunist po ndiqnin nje politike tjeter. Ata rekrutuan agjentet e Gestapo-s ne sherbimet e tyre sekrete si njerez me pervoje per ti perdorur ne diversion kunder vendeve te demokracive perendimore.
Ne kete kendveshtrim si fashizmi dhe komunizmi jane armiqte me te eger te demokracise. Deri ne ditet tona komunizmi si lugat i neveritshem po endet kudo ne bote por sidomos ketu ne Shqiperi ti beje gjemen demokracise. Pas renies se komunizmit ne vitet 90 dekomunistizimi eshte nje proces qe eshte marre shume seriozisht nga vendet demokratike te Europes ish-komuniste. Ne te gjitha keto vende qe kane vuajtur regjimin barbar komunist jane hapur dosjet e ish-bashkepunetoreve te sherbimeve sekrete duke nderprere ne kete menyre cdo veprimtari organizimi ilegal te strukturave te vjetra te regjimit komunist kunder demokracise. Keta bashkepunetore te STAS-it duke marre shembullin e Gjermanise nuk mundet te lejohen te sherbejne as si trajnere te nje skuadre futbolli. Polonia me ligj ka pergjysmuar pensionet e ish-funksionareve te larte te regjimit komunist dhe po vendoset qe te shembet nje ndertese madheshtore ne mes te Varshaves vetem se ka qene nje dhurate e diktatorit Stalin. Komunizmi ashtu si fashizmi eshte armiku me i eger i demokracise prandaj edhe vendet demokratike te Europes ish komuniste dekomunistizimin e te gjithe jetes shoqerore dhe politike e kane vendosur si politike paresore te zhvillimit ne proceset demokratike. Per fat te keq Shqiperia perben edhe rastin me te keq ku komunizmi jo vetem qe nuk ka vdekur por as nuk eshte mundur. E majta ish-komuniste e perfaqesuar nga Partia Socialiste si trashegimtare e drejtperdrejte e Partise Komuniste jo vetem qe aspak nuk eshte rinovuar si parti socialiste e modelit europian dhe te distancohet nga e kaluara kriminale e regjimit komunistpor perkundrazi perpiqet te jetoje ne simbioze me komunizmin. Kjo parti qe per fat te keq perben sot edhe opoziten ne Shqiperi e kerkon elektoratin e saj pikerisht ne njerezit me mentalitet dhe te lidhur ne njefare menyre me regjimin komunist. Te gjitha reformat qe kane lidhje me denimin e krimeve te komunizmitne zbatim te rezolutave te Asamblese Parlamentare te KE jane kundershtuar ne menyre te vendosur dhe sistematike nga e majta ish komuniste ne Parlamentin e Shqiperise. Kjo force politikesi trashegimtare e Partise Punes eshte pergjegjese per diktaturen barbare komuniste afro gjysme shekullore kunder popullitper vrasjet pa gjyq te qindra e mijera njerezve qe mendonin ndryshe. Eumlshte pergjegjese per pushkatimetburgosjeninternimet e mijera e mijera te pafajshmeve ndermjet tyre gra femije qe vdiqen nga vuajtjet dhe uria.
Ne Parlamentin e Shqiperise perfaqesuesit e Partise Socialiste kane zene vend si deputet ish kriminelet e diktatures komunistepinjollet e bllokut dhe te nomenklatures se larte te regjimit komunist te Enver Hoxhes. Kjo force politike ka injoruar dhe ka penguar ne menyre sistematike ligjin e hapjes se dosjeve te bashkepunetoreve te ish sigurimit ligjin per demshperblimin e ish te perndjekurve politik dhe ka injoruar te gjitha reformat e tjera ne kete drejtim. Rezoluta e Kuvendit te Shqiperise per denimin e krimeve te komunizmit ka zene pluhur ne sirtaret e Parlamentit dhe asnje nen i saj nuk po implementohet nga kundershtimi i vendosur qe i ben Partia Socialiste. Maskat dhe makiazhet e Edi Rames dhe te bashkepunetoreve te tij te lidhur me te kaluaren kriminale te regjimit komunist u hoqen perfundimisht me rastin e 28 Nentorit kremtimit te Festes Kombetare te Flamurit. Por duke shfrytezuar postin e Kryetarit te Bashkise se Tiranes Edvini tregoi pafytyresine e tij se eshte nje njeri i vendosur ne bindjet komuniste dhe antikombetare. Duke injoruar Festen Kombetare te 28 Nentorit ai zbuloi para te gjithe shqiptareve nje amoralitet te pashembullt qe do te mbetet shum gjate ne histori si faqja me e zeze e Partise Socialiste. Fakti se sheshet dhe rruget e Tiranes jane te tejmbushura me simbolet e komunizmit se Parlamenti dhe institucionet e shtetit jane te tejmbushura me ish-kriminele dhe bashkepunetore te ish-Sigurimit se pinjollet e brezit te dyte te ketyre krimineleve po riciklohen ne politiken shqiptare eshte sinjali i nje alarmi mbarekombetar se jemi perpara rrezikut te instalimit te nje neokomunizmi shume te rrezikshem. Duke kerkuar bashkepunimin e institucioneve demokratike nderkombetare te cilat monitorojne vazhdimisht ecurine e proceseve demokratike ne vendin tone kjo aventure e ish-krimineleve te diktatures dhe e pinjolleve te Bllokut qe kane uzurpuar Partine Socialiste duhet ndaluar sa nuk eshte vone.