Koha e katert e Nena Kosove
Fatet e autoreve e i veprave te tyre edhe mund te ngjasojne po smund te jene vellezer siameze. Te ky lloj ndryshimi qe perben pangjashmeri futet edhe libri Nena Kosove - Shqiperia e vertete. Dr. Vasfi Samimi - Visoka qe aspak per nostalgji mbarti si zhguall emrin e vendlindjes per mbiemer te perngjitur duke e shkruar ate veper i dha vetvetes dy permasa te atdhetarit. Gjysmen e pare ai e permbushi me kthimin ne Shqiperi me 1929. Pas nje shkollimi perandorak ne Stamboll dhe gjermanik ne Berlin me nje britme te vetme leshuar per kthim nxitimthi erdhi ne atdhe. Firma e Mbretit Zog ne dekretin per emerimin e tij ne detyre dukej si nje nder qe Mbreteria po i bente te emigruarit qe vocerrak nga Visoka e Mallakastres por vitet e mepasme vertetuan se Dr. Samimi ishte ai qe i beri nder Mbreterise. Shqiperise ai i perkushtoi dijet edhe pse i pakenaqur ne frymen e fundit te dy bijve Ergjinit dhe Gencit u tha se po ikte nga kjo bote me pengun se Nuk kam shprehur as 1/3 e asaj qe kam per te thene dhe se Po shkoj duke marre me vete frac34 e asaj qe desha te shpreh e komunikoj ndersa ne gjendemi para habise te 28 veprave te tij tashme te botuara Kurse me 1938 shkeli ne Kosove te ciles i dorezoi shpirtin pa asnje kusht. Nena Kosove e shkruar nga pese udhetimet e tij atje e botuar liber me 1943 ishte leter boje shkronja fryme dhe ide. Eumlshte nje rast i rralle madje fort i rralle se si vetem nje liber mundi te barazpeshonte sa me dy gjysma te barazvlefshme te ndertohej personaliteti i Dr. Samimit - krahas kontributit te jashtezakonshem ne shkencen e veterinarise vuri vulen e tij te pashlyeshme ne ceshtjen kombetare ne nje periudhe dramatike e tragjike per kombin. Ai ka shkruar qe Po te mos e kisha shkruar librin per Kosoven syte e mi ne varr do te mbeteshin te hapur.
Libri Nena Kosove dhe autori u perballen e u mbijetuan kater koheve.
Koha e pare 1938 - 1944 qe klithma dhe dehja e nje intelektuali te njemendte duke marre ne mbrojtje gjysmen tjeter te vetvetes. Aq i ndjeshem romantik e racional qe sa qe me 1968 ne plazhin e Bunecit te Lukoves ne Sarande shoferi qe e ka cuar pese here ne Kosove me pati treguar se Dr. Samimi e ka shkruar Nena Kosove duke lotuar i pushtuar fuqishem nga mendime e ndjesi te paprovuara.
Koha e dyte dhe e trete 1945 - 1998 kaperthuren bashke sepse u perftua simbioza e cuditshme ndeshkim - mistifikim. Diktatura i goditi ashper qe te dy Dr. Samimin e rrasi ne burg per Kriminel Lufte dhe perndjekjen e pati hije deri ne vdekje ndersa Nena Kosove u varros aq thelle sa autori kurre nuk mundi ta shohe te ribotuar e kur i mbylli syte pergjithmone ky mbeti pengu i dyte dhe i fundit qe ua numeroi te bijve. Por perballe pushtetit u shfaq jopushteti i cili e mbarti jehonen asisoj sa pervec qe nuk e la te vdiste e harrohej thuajse i mistifikoi te dy vetem per ti mbijetuar. Por si shume gjerave ne kete bote te cilave ndalimi i dhunshem u bie persiper me keq se dheu i rende varreve Dr. Samimi kishte lene pas vepren ne flete te zverdhura mbyllur kutiave te kartonit nen pluhur pa guxuar te besonte se bashke me to kishte trasheguar asi djemsh te cilet duke botuar kolanen 28 vellimshe libri i 3-te i te ciles eshte Nena Kosove ata u vertetuan bij te denje e te ditur qe cmojne e te zot te permbushin sepse kryen nje zhvarrim te pashembullt e perjetesuan dijet qe zoteroi dhe dha i ati.
Koha e katert 1999 - 2008 eshte e vertetimi. Nese klithma kunder padrejtesise ishte revolte e shpirtit nese romantizmi ne Tokat e Liruara ishte dehje nga nje gjendje e pabesueshme ajo qe e beri jetegjate librin Nena Kosove jane idete qe Dr. Samimi ka shprehur me kuraje te pazakonte qe me 1938 ose 26 vjet pas lenies jashte kufijve te shtetit shqiptar te gjysmen se territoreve te tij.
Dhjete vite kohe qe nga 24 marsi 1999 kur NATO sulmoi Jugosllavine e mbetur per te cliruar Kosoven dhe deri me 17 shkurt 2008 kur Kosova shpalli pavaresine idete e shprehura nga Dr. Samimi ne Nena Kosove kishin dale nga ndeshkimi e mosdegjimi ne vertetim e jetesim. Perkushtimi i tij ne fillim te librit mbeti i gjithekohshem tek shkruante qe Ky liber u dedikohet martireve te motshem e te ri te koherave te kaluara e te diteve te sotshme qe kane rene deshmore per lirine e kombit e tatdheut.
Ne kete liber nuk ka politike shovinizem dhe pamje te njianeshme por ka vetem nji parashtrim te sinqerte per nje te vertet te shenjte njerezore. 1938 - 1943. Tirane - Kosove. Dr. Samimi i druhej shenjimit si shovinist sic edhe sot leshohen shigjetime te tilla qe i stepin autoret ne vetecensure por ai e tha me plot gojen se Kosova eshte aq shqiptare sa nuk kishte nevoje per nje vertetim te vulosur. Per ta pranuar kete te vertete te patronditshme ai se pari i drejtohet Serbise ashtu si edhe sot e gjithe diten bejne autore te tjere duke theksuar se Ky liber u zgjaton doren te gjitheve sidomos apelon drejt ndergjegjes se paster te humanisteve fqinj serbe nga qe ai dyshon se ata nuk ishin atehere sic fatkeqesisht nuk jane as sot. Dhe druan se do te dalin njerez e politika kunder ketyre pikepamjeve por ato ai i cileson qendrime despotike dhe absolutiste qe nuk duan te lejojne jo vetem nje proteste per nje padrejtesi por deshirojne edhe te ndalojne vajtimin mbi nje viktime e sqaron me germa te medha pozicionin vetjak dhe te popullit ne te dy anet e kufirit duke vene ne spikame se Ne shqiptaret nuk jemi shovinista dhe e dime fare mire se kjo nuk na pershtatet aspak. Ky vetemohim nuk rrjedh nga vogelsija e tokes dhe e popullsise sone por rrjedh nga madhesija shpirterore e qenies tone kombetare e historike.
Dr. Samimi ka parathene i zhgenjyer ate qe shqiptuan autore dhe njerez te zakonshem deri ne pafundesi edhe pak para se SHBA ne krye te NATO-s te ndermerrnin luften e drejte per clirimin e Kosoves Qyteterimi europjan si i kishte mbyllur syte perpara kesaj padrejtesie qe i ishte bere nje kombi te vogel e te pafajshem Ky vend nuk ishte as Afrike dhe as Azi por ishte Europe nje kend i Ballkanit. Dhe kur ky njeri me shpirt vlues perjetoi emocione te thella si ne sot ne Kosoven e cliruar duke udhetuar asaj here ne Tokat e Liruara ai lirim qe si lulja e brishte para ngrices se ashper qe aq i ditur sa te verente pasojat e ndarjes se padrejte sic edhe ne kundrojme e kritikojme sjellje te dyanshme qe vijne nga ndarja e gjate Historija politika lufta dhe e drejta njerezore na kishin njohur haken. Tashti cdo gje ishte per ne. Por me gjithe kete Kosova e bukur ende qendron lark. Kufijt politike artificjale te vizatuar prej te huajsh ende nuk ishin shemburhellipShpirterat mendjet zemrat tona ishin bashkuar si perpara por trupi lenda vatrat dhe arat ende ishin lark njeri tjetrit. Me te vertete ky cast ironik organizuar prej dreqvet te sketerrit ishte drama me mallengjyese e historise shqiptare. Pulsimin e perbashket per ceshtjen e zhvillimit ai e sheh fort qarte tek shkruan se Atdheu jone tashti fillon prej lindjes dhe mbaron ne perendim agon ne Fushat e Kosoves dhe perendon ne Detin e kaltert te Vlores apo po ta shprehim me mendimin e sotem jane autostrada ose Rruga e Kombit Durres - Prishtine dhe Shengjini qe behet porti i Republikes se Kosoves ne brigjet e Adriatikut. Dr. Samim u therriste njerezve sic u thirret edhe sot e gjithe diten qe te shkunden te hapin syte sic shkruante drejt qyteterimit modern europijanhellipBeje kryengritjen shoqerore dhe kulturore. Nuk duhet te mbetesh ne mes te Europes si nje element i huaj i braktisur dhe i hedhur ne nje ane. Per ndryshe te pret nje rrezik i math. Perfito nga shpetimi dhe bashkimi i sotem. Kerko nje ardhmeni te rehellipTi me kryengritjen tende kulturore e shoqerore duhet te ndryshosh krejtesisht qenien tende. Vetem ne kete menyre do ta fitosh te drejten e ekzistences e te jetes. Coji syte nga dheu ne diell Vetem atehere mund te ndryshohesh prej Njeriut orjental ne njeriun oksidental dhe vetem atehere do te jesh i forte dhe i lumtur.Ai e dinte aq thelle gjendjen e shoqerise sa sic ne mjekesi njihte semundjen dhe keshillonte barnat edhe ne perparimin e vendit e shihte gruan si gjysmen tjeter te fuqise dhe jo vetem si te tille por rrefen menyren e zhvillimit kur qarteson se Shoqerine tone mundet ta lartesoje vetem nje grua europiane me nje botekuptim perendimor.
Edhe sot e kesaj dite si ne kohen kur shkruante Dr.Samimi kishte nje ethe e semundja nuk i leshon politikat ne Beograd e mbeshtetesit e tij duke akuzuar se Serbise i qenkan marre territoret se eshte shkelur e drejta nderkombetare se Kosova eshte Jeruzalemi serb se eshte bere ndryshimi i kufijve me arme se NATO ka kryer nje lufte pushtuese ndaj Serbise Dr. Samimi shtronte si detyre te madhe qe Perpara botes duhet te tregojme qe nevojat tona me te medha kombetare nuk jane as sulmet as grabitjet as sundimet dhe as gjakrat por deshirat dhe idealet tona te larta permblidhen rreth nje revolucioni shoqeror dhe ekonomik per nje lumturi qyteterim perendimorhellip keto mendime e ndjenja nuk jane vetem per Shqiperine tone te vogel e te gjymtuar por permbledhin edhe Shqiperine e re Shqiperine e vertete Ky eshte ndryshimi rrenjesor qe na ndan nga kolonialistet shoviniste jugosllave dhe nga udheheqesit absolute te Beligradithellip Cdo njeri nga poli i veriut ne ate te jugut nga lindja ne perendim duhet ta dije se populli shqiptar i sigurte per te drejten e tij etnike mbi Kosoven eshte gati per nje plebishit te drejte sqaronjes dhe politikaneve intelektualeve shoviniste dhe kishes serbe te sotme Dr. Samimi u eshte pergjigjur qe atehere se Kosova per serbet hellipishte vetem e vetem nje koloni thjeshtesisht nje koloni e asgje tjeter... Dr. Samimi eshte matematikisht i sakte duke shprehur te verteten kunder sajuesve te tezes se Shqiperise se Madhe e cila sorollatet edhe sot e kesaj dite e shtyre nga serbet dhe mbeshtetesit e tyre neper tavolina politike per te mundur te pengohet njohja edhe me e shpejt nderkombetare e Republikes se Kosoves dhe perparimi i saj. Dr.Samimi theksonte qe hellip duhet ta dije e gjithe bota qe ne jemi nje komb mikprites dhe si nje familje e tille nuk duam te kapercejme asnje milimeter kufirin tone dhe nuk duam te grabisim asnje milimeter toke jashte caqeve tona etnike qe jane caktuar prej natyres historise e fatit hyjnorhellip Ne duam tia respektojme dhe ta realizojme miqesine vellazerore me fqinjet tanehellipCdo njeri duhet ta dije se ne nuk duam asnje Shqiperi te vogel asnje Shqiperi te madhe por duam vetem e vetem nje Shqiperi te vertete.... Dr.Samimi edhe pse ka shkruar kthjelltesisht per te ardhmen qysh me 1938 ne menyre parashikuese ka thene per 80 vite me pas sikur te mos kishte udhetuar atehere ne Tokat e Liruara por sot tek shkruan qe Clirimi i Kosoves.. per ne nuk eshte vetem nje ndreqje politike nje fitim lufte ose nje ceshtje historike...Jo Perkundrazi. Kjo per ne eshte nje gje me e madhe Eumlshte nje diell qe na rremben te gjitheve se bashku pa ndonje ndasi si ate te riun ashtu edhe te vjetrin e te paditurin positivin e negativin aktivin e pasivin sosjalin dhe asosjalin te gjithe shqiptaret ne gjirin e vet per nje lartesim jetik dhe per nje lumturi te pergjithshme kombetare. Si te jetonte mu ne kohen e pasclirimit dhe te paspavaresimit Dr. Samimi perpiqet te kthjelloje mendjet e njerezve qe dolen te vuajtur nga kolonializmi serb dhe lufta barbare qe ai zbatoi per ta spastruar duke thene qe serbet shkencen e kane perdorur si nje vegel grabitese planin si nje vjedhje shfaruese programin dhe sistemin si nje kurth te ndyre per zhdukjen e nje pjese te kombit te vogel kurse neve te gjitha keto mjete te qyteterimit e te perparimit do ti perdorim si nje vegel te sinqerte e fisnike per lartesim lumturi e qytetrimhellipPrandaj Kosova per neve nuk eshte nje Siberi por eshte nje Tempull ku ngjallen dhe jetojne te gjitha vlerat tona kombetare...
Libri Nena Kosove i perfshire ne volumin nr.3 te kolanes se vepres 28-te vellimshe eshte botuar perpikmerisht me teresine e elementeve qe nga kopertina deri ne kopertine si heren e pare me 1943 ne shenje homazhi per nje deshmore. Ai nuk ka me shume se 150 faqe por aq shume sa e ka te spikatur frymezimin romantik entuziaste gjate udhetimeve ne Tokat e Liruara me shume se aq ne te jane hedhur ide te shumta te cilat mbeten problematika per intelektuale te fushave te ndryshme politikane gazetaret mjeket juriste arsimtare sociologet. Nese Dr. Samimi do te kishte jetuar deri ne perjetimin e clirimit te Kosoves dhe pavaresimit te saj veshtire se mund te thurte mendime me te thella me te ndjera me te sakta e me te verteta nga ato qe ka shprehur 80 vjet me pare sic tek shkruante qe O Kosovehellip Tani te dashuroj me teper se cdo here por jo si nje shovinist i verber jo si nje nacionalist i flakte por te dua me teper si njeri i thjeshte si njeri qe adhuron te drejten
Filozofi Rene Raymond ka shkruar qe Historia e ideve nuk rregullohet vetem dhe kryesisht permes determinizmit te jashtem nese ato nuk u bejme jehone ideve te kohes. Shpesh e verteta shkencore eshte share dhe peshtyre por ajo ruan gjithmone aspektin autonom pavaresisht ngjarjeve sukseseve dhe disfatave. Pushtetet politike jane te perkohshme.
Edhe me Nena Kosove dhe vet Dr. Vasfi Samim-Visoken ndodhi poashtu Koha e pare qe suksesi. Koha e dyte dhe e trete qene denimi sharja e peshtyrja kunder qendrimit ndaj nje te vertete historike. Por autori dhe libri mbarten ide te drejta te medha te pazhbeshme ndaj u mbijetuan pushteteve politike dhe ja ku jemi sot Kosova eshte e cliruar ndersa libri Nena Kosove mbetet nje mbrojtese e paepur e saj.