Kush eshte Jahjaga 35-vjecarja me grade general-kolonel

Ajo që mori mbështetjen për presidente të Kosovës nga tri partitë politike PDK, LDK dhe AKR, pas tri ditësh bisedime për dalje nga kriza politike, dikur ka shërbyer si police e Kosovës, duke u ngjitur deri në gradat më të larta të gjeneral-koloneles.
Atifete Jahjaga u lind më 20 prill 1975 në Gjakovë, e ka mbaruar studimet në Fakultetin Juridik në Prishtinë për të vijuar më pas studimet dhe në Universitetin e Mançesterit në Angli, për menaxhimin policor dhe të drejtës penale (në vitin 2006-2007). Tani vazhdon studimet e magjistraturës në shkencat kriminalistike në Prishtinë.
Karrierën e saj e nisi në Policinë e Kosovës, duke u angazhuar në të gjitha çështjet e policisë dhe në të gjitha profilet, duke nisur nga patrullimi deri tek hetuesia. Sipas Kosova-online, është konsideruar si një ndër pjesëtarët më profesional të Policisë së Kosovës dhe një ndër të paktët që ka kryer trajnimin në Qendrën Evropiane të Sigurisë “Xhorxh Marshall” në Gjermani dhe Akademinë Nacionale të FBI-së në Departamentin e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si kadete e dalluar, kjo e fundit e përzgjodhi Atifeten për takim me presidentin e atëhershëm amerikan, George W. Bush, me rastin e një vizite që i bëri Akademisë.
Aktualisht, Jahjaga është zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e Policisë së Kosovës, ndërsa për një farë kohe ushtroi detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Atifete Jahjaga mban gradën më të lartë ndër pjesëtaret femra të policisë në Evropën Juglindore. Tani është e para presidente femër e Kosovës dhe pa dyshim më e reja në moshë.
Delina Bitraku