Gara e Sepang Alonso Objektiv podi i fituesit

Fernando Alonso ka harruar vendin e katërt me të cilin nisi Botërorin 2011 të Formula 1, ndërsa tani piloti i Ferrarit është i përqëndruar të suksesi në Çmimin e Madh të Malajzisë që do të zhvillohet këtë fundjavë. Piloti spanjoll 2 herë kampioni i botës shprehet se në ditët e fundit ka punuar shumë në përmirësimin e makinës, ndërsa objektivi i tij është podi i fituesit në cirkuitin e Sepang.
"Do të kemi diçka të re në makinë, por kjo nuk do të thotë se kemi bërë ndryshime të rëndësishme. Duhet të përmirësohemi nga gara e parë dhe kemi punuar gjatë gjithë këtyre ditëve për të siguruar fitoren e parë në Botëror”- ka thënë Alonso.
Spanjolli kërkon gjithashtu titullin e tretë në karrierën e tij dhe të parin me skuderinë Ferrari.
“Është zhvilluar vetëm një garë dhe është shpejt për të folur për titullin kampion. Gjithsesi, kemi krijuar një ide të përgjithshme dhe mendoj se do të ketë shumë rivalitet. Mbase më shumë se sezonin e fundit, por unë ashtu si skuderia jemi të përgatitur për këtë dhe në të njëjtën kohë jemi optimist për të ardhmen”- është prehur Fernando Alonso.
Spanjolli e mbylli në vendin e katërt garën e parë që u zhvillua në Australi, ndërsa në podin e fituesve u ngjitën kampioni i botës Sebastian Vetel, Luis Hamilton dhe Vitali Petrov.
Nertan Prifti