“Pranvera Arabe” dominon agjendën e G8-ës

Analistët theksojnë se ngjarje të tilla si “Pranvera Arabe” dhe kriza bërthamore e Japonisë dominojnë agjendën e samitit të G8-ës.
Por gjithashtu, pjesë e rëndësishme e bisedimeve do të jenë edhe diskutimet lidhur me kreun e ardhshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndihma ekonomike për Tunizinë dhe Egjiptin dhe rregullimet mbi internetin.
Ekonomia globale dhe ndryshimet klimaterike po ashtu do të zënë një vend të rëndësishëm në agjendën e samitit.
Presidenti I SHBA-ve, Barak Obama po udhëton në drejtim të Parisit pas vizitave që kreu në Irlandë dhe në Britaninë e Madhe. Pas samitit, obama do të vizitojë Poloninë.
Pjesë e G8-ës janë SHBA-ja, Kanadaja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Rusia.
/Start/F. Prroni/
2011-05-26 10:59