Kush është Rolando Maran?

Rolando Maran, italiani i pestë në drejtimin e skuadrës është idhtar i një futbolli të kujdesshëm që i jep prioritet mbrojtjes përpara sulmit. Në një karrierë të nisur si asistent te Brescia në vitin 1998 dhe e mbyllur si trajner po te Brescia 27 vjet më vonë, Marran ka drejtuar 10 ekipe, mes Serive të ndryshme, me qendrimin më të gjatë te Chievo e me rikthimet më të shpeshta te Brescia.
Ndonëse objektivat e kombëtares mbeten të njëjtë, kualifikim për në Europian dhe vendi i parë në Nations League, 62 vjeçari, që po merr stafetën nga Silvinjo, ka drejtuar skuadra që kanë luftuar për mbijetesë në Serie A dhe për tu ngjitur në të nga kategoria e dytë, si Cagliari, Catania, Chievo, Genova nga shumica e të cilave e ka përfunduar karrierën me shkarkim.
Ai konsiderohet një trajner pragmatist, i organizuar taktikisht dhe me vëmendje të madhe te ekuilibri mbrojtës, duke preferuar zakonisht skemën 4-2-3-1. Në fillim të viteve 2010 kulmin e suksesit e ka mbërritur tek Catania ku i renditi në vendit e tetë në Serie A, duke arritur dhe rekordin e fitoreve të kësaj skuadre në fushën e saj.
Ato tek të cilat këmbëngul me insistim janë disiplina, puna dhe hierarkia e qartë. Këto cilësi u panë më së miri kur ai mori drejtmin e Chievo Verona, në 2015–16. Aty ai ndërtoi reputacionin si një nga trajnerët më të mirë italianë për organizim dhe maksimizim të potencialit të skuadrës, duke e bërë Chievo një ndër mbrojtjet më solide të kampionatit në raport me nivelin e skuadrës.
Edhe kur u riktye te Cagliari ne vitin 2019 ai pati një periudhë shumë të mirë, sidomos në fillim, duke luftuar për zonën europiane, luante futboll më agresiv dhe kishte ekuilibër shumë të mirë. Kjo do të jetë pak a shumë edhe fizionomia e skuadrës sonë në vitet 2026-2028.