Kush humbet e kush fiton
>Nga Ndini R. Bardhi
Çdo ditë shikojmë hakërrima politikanësh se po luftojmë korrupsionin dhe po ngremë standardin e jetesës. Fytyrat e hakërryera, që shfaqen në ekrane televizive e kudo, pothuajse ulkonja të uritura, pothuajse fantazma të frikshme, nuk merren me njeriun dhe të drejtat e tij për një minimum të paktën jetese, nuk merren me shoqërinë, progresin dhe qytetërimin shqiptar universal; ato, siç i shikojmë përditë, nuk e njohin as njeriun, idealin e tij njerëzor dhe demokratik, as fjalën e dhënë e të premtuar në fushatën e zgjedhjeve, ato merakosen vetëm për tu pasuruar në kurriz të shoqërisë votëbesuese. Shoqëria shqiptare e sotme është gjithandej e gërryer nga korrupsioni, herë i dukshëm gërdecian, herë i padukshëm misterioz. Këto fenomene qëndrojnë të ndezura, që ndihmojnë dhe plotësojnë njëri-tjetrin. Ka fenomene korruptive të legalizuara me ligj dhe të pashkruar në letër. Ka një pjesë të korruptuarësh të nivelit të lartë dhe një të ulët në këtë truall shoqëror, që hera herës shfaqet e shpërthen nën emrin e progresit dhe qytetërimit shqiptar, që hera-herës si ajo e Gërdecit në Tiranë, rrëzohet (shembet), shfaqet bujshëm dhe me moskokëçarje merret nëpër këmbë e mbulohet nën tokën e djegur. Korrupsioni i ngjan një vullkani në errësirë, që nga çasti në çast mund të shpërthej në dritë flakëruese, djegëse dhe fatale në sytë e të gjithë njerëzve. Nën godinën e sotme shoqërore shqiptare, ku në themel të saj qëndron interesi i individit për të jetuar, ekzistuar, edhe për tu pasuruar, nën këtë labirint të ndërlikuar të një ndërtese të re, ka interesa, të të gjitha llojeve.
Është feja, politika, ekonomia, revolucioni, që kërkojnë në emër të Zotit, në emër të politikës ekonomike dhe më tej, janë ata, të mjerët e zemëruar, që kërkojnë drejtësi dhe jetë, që kërkojnë përmbysje me emrin revolucion. Të gjithë, janë të veçuar në interesa, por nga një krahë në tjetrin, i thërresin njëri-tjetrit, sepse i duhen dhe smund të bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Ky është fakt në realitetin. Utopitë hapin udhë nën trupin e njeriut dhe shoqërisë. Ato, në sytë e të gjithëve, degëzohen në të gjitha drejtimet.
Ato hera herës, po ti shikosh, edhe në parlamentin shqiptar, takohen si opozitar, por aty, kur vjen interesi, miqësohen dhe vëllazërohen. Deputeti shqiptar ia vesh me grusht deputetit tjetër dhe luftojnë me njëri-tjetrin deri në gjakosje, por kur vjen puna e interesit apo qëllimit, ulin gjakrat dhe menjëherë ndërpresin tendosjen e këtyre kapriçove, dhe bashkohen drejt qëllimit ideal të tyre. Politikanin e korruptuar, asgjë nuk e ndal dot, as e ndërpret tensionin apo tendosjen e energjive drejt qëllimit, si edhe veprimtarinë e gjithanshme politike, që vete e vjen tek ai, që ngjitet përpjetë në hierarki qeverisëse, që zbret dhe ngrihet përsëri në karrigen e pushtetarit, dhe si pelivan, transformon ngadalë për interesa të tij, politikën qeverisëse me atë opozitare, në emër të reformimit dhe progresit; mashtrim i madh i panjohur.
Shoqëria e çorientuar mezi i kupton dredhitë e politikanëve, të cilët e kanë gërryer dhe vazhdojnë ta gërryejnë, duke i dhënë fjalë e premtime boshe, pavarësisht se barkun e ka bosh dhe i trazon zorrët e barkut. Sa premtime të bujshme ndaj njerëzve, aq edhe lëvizje të ndryshme, aq edhe fitime korruptive të bollshme e të gjithanshme. Lind pyetja e shqetësimit: Çfarë del nga të gjitha këto manovrime të thella? Kush humbet e kush fiton?. Humbet njeriu, shoqëria, e ardhmja, progresi dhe fiton korrupsioni galopant i njeriut të votëbesuar nga ti, o njeri. Por, le të vazhdojmë më tej, sepse kemi shumë gjëra për të thënë e për të mësuar. E keqja jeton dhe ecën më tej në trupin shoqëror. O njeri! Sa më shumë të besosh tek politikani, aq më shumë do të fundosesh. Në shfaqjen e parë do të mendosh se punët po shkojnë mirë, e me këtë shkallë njohjeje i kënaqur, por kur do ta shikosh përtej kësaj shkalle, puna është ndryshe, lakmitare, e dyshimtë dhe korruptive. Ajo dhe gjithçka bëhet e tmerrshme. Gjer në një moment të parë do të ketë një frymë njerëzore tek politikani, më tej ajo të shuhet dhe të hasësh një fund dhe një fillim përbindëshash. Tashmë, je i braktisur dhe i panjohur.
Për të dhe për ty fillojnë degëzime të reja, ti në rrugë e pa bukë, kurse ai në interesa vigane të panjohura. Je i përçudnuar përfundimisht. Dhe ky ritual vazhdon. Më tej, ashtu, trishtueshëm ti ecën në rrugën e besimit tek politikani, që ke investuar për të në fushatën elektorale deri në zgjedhjen e tij si deputet. Por më kot. Ti merresh akoma me të. Ai tashmë është tjetër njeri dhe për ty nuk ekziston më, sepse shikon interesat e tij të mëdha në shkallëzime superiore. Ata politikan të djeshëm, që ti i votove, ikën si hije, ky i sotmi të braktisi në mes të ditës, po ai i së nesërmes si do të jetë?! Imagjinata e njeriut nuk e shikon dot të ardhmen. Këtu fillon e keqja. Përpara tij nuk ka horizont, nuk ka shpresë veç dridhjes së shpirtit të mbushur me urrejtje. Njeriu dhe shoqëria me duart e tyre sollën zhgënjimin, varfërinë dhe shuarjen e dritës së jetës, të drejtave të tyre dhe mirëqenien e shumëpritur. U hap gropa e korrupsionit dhe e errësirave, të cilat, së bashku të çojnë në humnera të paimagjinuara për njeriun dhe realitetin e sotëm shqiptar. Tek parimi secili për vete, fillon uni i politikanit, i cili, ulërin për korrupsionin, kërkon më shumë dhe bren mizorisht demonin popull. Ai (ata) kanë një udhëheqje, ambicien dhe oreksin për pasuri materiale, financiare, duke marrë padrejtësisht në mënyrë korruptive edhe pasurinë apo pronën e tjetrit. Politikani i sotëm shqiptar qoftë ai deputet apo ministër, është në sytë e opinionit shoqëror një njeri i zgjedhur nga votuesit e tij si një njeri i besuar dhe i nderuar, por në realitetin praktik i shohim dezertor të elektoratit që e votoi, vjedhës, falsifikator, vrasës dhe imoral. Pra, në çdo çast të jetës së tyre, shikojmë thellësira korrupsioni, thellësira të imagjinueshme antinjerëzore dhe antikombëtare. Ky fenomen kriminal është mbi të gjitha fenomenet e tjera dhe armiku i të gjitha progreseve të jetës njerëzore, të drejtës së individit dhe shoqërisë. Ky fenomen nuk njeh moral, dhimbje, shpresë dhe jetë për të tjerët. Të këqijat e tij kanë për qëllim shkatërrimin e gjithçkaje të bukur, njerëzore dhe madhore. Korrupsioni, në krimin e tij mizor e sidomos, kur ekziston në politikë dhe politikanë qeverisës, nuk minon vetëm shoqërinë, individin dhe kombin, por ai minon progresin dhe qytetërimin e një kombi.
Ai quhet vrastar dhe kriminel. Ai është errësirë dhe mbjell në çdo çast farën e helmit dhe të kaosit të jetës njerëzore. Sot në realitetin shqiptar qëndron ky korrupsion në kubenë e politikës dhe politikanëve qeverisës, opozitar dhe i çfarëdo ngjyre qoftë. Të gjitha korrupsionet, sidomos ato të fuqisë së lartë, kanë vetëm një krim, ta zhdukin nga faqja e dheut çdo gjë të mirë dhe të barabart për të gjithë Shqipërinë dhe mirëqenien e dëshiruar. O njerëz! Shkatërrojeni korrupsionin! Gjykojeni në çdo hap të jetës suaj të përditshme, sepse do të shpëtoni nga brejtësi i pangopur në gjirin tuaj. I vetmi rrezik aktual në shoqërinë e sotme shqiptare është kjo errësirë, e cila, ka futur thellë rrënjët e saj në kupolat qeverisëse dhe politikanët e sotëm. Politika në vend që të jetë në shërbim të jetës njerëzore, është kthyer në një industri fitimprurëse. Në politikë, dikush, konsiderohet i suksesshëm në qoftë se kapet fortë pas pushtetit, përforcon pozitat, e mban atë me të gjitha mënyrat dhe në kushte të përshtatshme e zgjeron atë edhe më shumë. Nuk vihet kurrë në shërbim të njerëzve dhe nuk e bren aspak ndërgjegjja edhe kur shkel të drejtat e tyre. Në një kohë, kur njerëzit luftojnë për një copë bukë, çdo ditë, politikan të kamur, i hipin avionit për të pirë një kafe në vendet evropiane. Politikani, ve pasurinë e vetvetes dhe shpërfill urinë e popullit të tij. Të tillë njerëz, i sjellin rreziqe të panumërta shoqërisë dhe kombit. Pasi të kthen krahët, ai endet kudo, duke përhapur korrupsion e duke grabitur pasurinë e të tjerëve, njerëzve të varfër. Shkak themelor i këtyre mendimeve, veprimeve të mbrapshta dhe i zverdhjes morale sot në Shqipëri, është brakti