Kush ishte Leka Zogu

Në 5 Prill 1939, Mbretëresha Geraldinë lindi një djalë. Vetëm disa orë pas lindjes së birit të Ahmet Zogut, me anë të një rezolute, Parlamenti kërkon largimin e familjes mbretërore nga Shqipëria.
Greqia, Turqia, Spanja e Franca ishin vendet mikëpritëse të familjes Zogu. 20-vitet e fundit larg atdheut Leka Zogu i kaloi në Afrikën e Jugut, në Johanesburg.
Megjithëse në mërgim, Ahmet Zogu, me rastin e 18-vjetorit të Princit Leka, në 5 Prill 1957 e shpall atë trashëgimtar të Fronit Mbretëror. Në bazë të Statutit të Mbretërisë Shqiptare të vitit 1928 dhe me vdekjen e Ahmet Zogut, në 1961 trashëgimtari i tij, Princi Leka, në praninë e qindra Vdekja e Leka ZogutBerisha: Zi për mbretin e shqiptarëve Ndahet nga jeta Leka Zogu shqiptarëve të ardhur nga shumë shtete të botës, bëri betimin në Hotelin "Bristol", duke u shpallur Mbreti Leka i Parë.
Ishte viti 1993, kur Lart Madhëria e Tij, preku sërish tokën shqiptare pas largimit kur kishte qenë vetëm 2ditësh. Erdhi në Shqipëri për të përhapur idenë e monarkisë. Por, pasi u dëbua nga Shqipëria, u rikthye sërish në 97-ën për të zhvilluar një referendum. Cila do të ishte forma e regjimit?
Edhe këtë herë u rrëzua! Monarkia mori vetëm 36% të votave. Në 3 Korrik 1997 rreth 2000 vetë mblidhen në Sheshin "Skënderbej" në qendër të Tiranës, për të kundërshtuar rezultatin e Referendumit. Nën udhëheqjen e Leka Zogut dhe Abedin Mulosmanit nisen drejt godinës së KQZ-së. Tentojnë të hyjnë brenda me forcë duke u përleshur me forcat e sigurisë. Bilanci : 1 i vdekur dhe disa të plagosur. Kështu detyrohet të largohet sërish nga Shqipëria
Disa vite më vonë, me kërkesën e Parlamentit shqiptar, në 25 shkurt 2002, Zogu i dhe familja e tij rikthehen përfundimisht në Tiranë pas 63 vitesh në mërgim.Ideja që mbrojti deri në ditën e fundit të jetës ishte: “Jam krejtësisht i vendosur që t’ia arrij qëllimit që Shqipëria, të dalë si etni, shtet modern, demokratik, e lulëzuar e me mundësira për jetesë”.
U aktivizua në jetën politike të vendit duke krijuar në 29 maj 2004 partinë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”. Pavarësisht problemeve shëndetësore, zhvilloi një fushatë të gjerë elektorale. Përfundimi? Sërish zhgënjyes!
U tërhoq nga politika në 2006-ën për të vazhduar jetën jashtë palëve dhe partive politike.
Leka, u dekorua me urdhërin e lartë të Lidhjes së Prizreni edhe nga presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Kurse disa kohë më parë, ai u bë firmëtari i 20.000 i peticionit kundër regjistrimit etnik të shqiptarëve. Ndërron jetë në moshën 72-vjecare duke lënë pas vetëm një djalë, Princ Leka II-të.
Suzana, bashkëshortja e Lekës së I-rë lindi në klinikën Viktoria në Afrikën e Jugut. Me një vendim të posatshëm të qeverisë, kjo klinikë u konsiderua territor ekstraterritorial. Territor shqiptar!
Pavarësisht se ishin larg vendit, pinjolli i familjes mbretërore është një princ me dokumenta dhe gjak shqiptar. Por, a do të mund ta vazhdojë ai traditën e të parëve të tij?
“Unë po, kam lindur në Afrikën e Jugut, por jam shqiptar dhe do luftoj e punoj për Shqipërinë etnike”, u shpreh në mbërritjen e tij Princi.
Me largimin nga jeta të Leka Zogut I, mbyllet edhe një tjetër dëshmi e gjallë e historisë së vendit tonë. Cfarë do të ndodhë tani me familjen mbretërore??? Këtë do ta shohim me kalimin e kohës...
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Korcë, shtyhet gjyqi ndaj 84-vjecarit vrasës
Shtyhet seanca e parë e cështjes gjyqësore për 84-vjecarin Gaqo Dumka, i akuzuar për vrasjen e Liljana Arapit. Tufa fajtor, dënohet me 20 vjet burg
Lavdërim Tufa u gjet sërish fajtor nga Gjykata e Tiranës, gjatë rigjykimit. Ai u dënua me 20 vjet, nën akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e tre personave, mes të cilëve edhe Fatmir Rama i njohur si 'Miri i Xhikes'. Greqi, ekzekutohet shqiptari dhe djali i tij 3-vjeçar
Janë gjendur të ekzekutuar nga persona të panjohur babai shqiptar dhe fëmija e tij 3 vjeç. Vlorë, sekuestrohen 450 kilogramë hashash
450 kilogram hashash u kapën nga policia e Vlorës rreth orës 22 të së martës në pikën e kontrollit në Bunec. Djegia e tregut, tregtarët kërkojnë ndihmë
Kur ka kaluar më shumë se një javë nga dita kur një zjarr i fuqishëm shkatërroi tregun ushqimor në ish-qytetin nxënësve në Tirane, tregtarët tashme kane nsiur pune per te ngritur serish vendete tyre te punes. Sipas tyre pervec demeve te shkaktuara, nje jave pa pune, eshte shume per ta, pasi tregtimi i produkteve ushqimore ishte i vetmi burim te ardhurash per te mbajtur gjithe familjen.
Lajmet kryesore
Ndahet nga jeta Leka Zogu
Pësoi arrest kardiak që më 25 nëntor
Berisha: Zi për mbretin e shqiptarëve
Reformimi i sistemit zgjedhor
Cmimi i energjisë, kërkohet rritje
Greqi, ekzekutohet shqiptari dhe djali i tij 3-vjeçar