E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush ishte spiuni që groposi liderin e terrorit

Skema e operacionit të forcave amerikane në vilën e Bin Ladenit

Korrieri që ka çuar në zbulimin e vendit të sigurt të Osama bin Ladenit është kuvajtiani Abu Ahmad al Kuvaiti.Autoritetet amerikane nuk e kanë zbuluar emrin e tij por dokumentet e shpërndara nga Wikileaks mbi Guantanamon përmbajnë referime të ndryshme për al Kuvaitin gjatë marrjes në pyetje të të burgosurve. Pikërisht nga këto marrje në pyetje ka dalë emri i korrierit të besuar të Bin Ladenit, i afërt me Khalid Sheikh Mohammed, truri i sulmeve të 11 shtatorit, edhe ai me origjinë nga Kuvajti. Ndodhi kështu që një nga korrierët më të besuar të Osama Bin Ladenit me emrin Sheikh Abu Ahmed, u lokalizua pasi bëri një telefonatë të vetme dhe u ndoq në fshehtësi nga amerikanët duke i çuar ata në strofullën e projektuesit të terrorit. Donald Rumsfeld, sekretari i Mbrojtjes gjatë pjesë s më të madhe të dy mandateve të Xhorxh Bush tha se për këto informacione nuk është praktikuar tortura. Teknika e stimulimit të mbytjes nuk është përdorur për të marrë informacione mbi Bin Ladenin, tha ai. Kompleksi i Bin Ladenit ka qenë në radarët e CIA-s që në gushtin e 2010ës kur Barak Obama i u njoftua se Bin laden mund të ishte atje. Kompleksi ishte vetëm 730 metra larg akademisë ushtarake të Pakistanit. Gjatë operacionit të 2 majit vajza 12-vjeçare e Osama Bin

Obama, Paneta, Klinton dhe ndihmesit me te afert te presidentit amerikan, duke pare misionin live

Ladenit ka parë vrasjen e babait të saj nga forcat amerikane. Vajza tani është në duart e forcave pakistaneze, sipas BBC-së në Islamabad. Kishte shumë gra dhe fëmijë në kompleks. I kishin duart e lidhura me pranga plastike. Mes tyre edhe vajza 12 vjeçare e cila kishte parë të atin se si ishte vrarë nga forcat amerikane, raportoi BBC. Operacioni ishte koduar Geronimo. Në të morën pjesë 24-25 trupa të super-trajnuar të elitës ushtarake amerikane. Por sipas New York Times kanë qenë 79 ushtarë elite dhe jo 24. Katër helikopterë amerikanë kanë mbërritur në Abutabad në orën 12:30 me orën lokale, nga baza ajrore Ghazi. Forcat speciale amerikane kanë zbritur me litarë nga helikopterët në kompleksin e Bin Ladenit. Në rezidencën e tij muret rreth ballkonit të katit të parë ishin 2.1 metra të larta. Rreth kompleksit kishte mure 5,5 metra të larta të veshura në pjesën e sipërme me tela me gjemba. Dritaret ishin me xhama të errët. Sapo kanë dalluar amerikanët, rojat e tij kanë hapur zjarr me granataraketash dhe kallashnikovë. Shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur 40-45 minuta. Osama bin Laden është qëlluar për vdekje me dy plumba, një në anën e majtë të kokës, mbi sy, dhe një në kraharor me një armë AK-47. Një helikopter i amerikanëve është rrëzuar përpara portës së sigurisë. Në fazën më dramatike tw operacionit, forcat speciale amerikane morën kufomën e tij me helikopter në bazën e tyre në Bagram, Afganistan dhe më pas e kaluan në

Dhoma ku u vra kreu i Al Kaedës

aeroplanmbajtësen USS Carl Vinson. Aty është bërë edhe një ceremoni e shpejtë në gjuhën arabe, pasi Arabia Saudite nuk pranoi ta merrte trupin e tij, dhe më pas u varros në det. Trupi i Bin Ladenit është varrosur në Detin arabik të Veriut në orën 11:00 të mëngjesit me orën lokale. Presidenti Barak Obama e ka ndjekur aksionin drejtpërdrejt nëpërmjet kamerave të ushtarëve nga dhoma e situatave në Shtëpinë e Bardhë, një hapësirë e sigurt e përdorur për monitorimin dhe menaxhimin e krizave. Për 40 minuta, President dhe ndihmësit e tij më të lartë kanë parë se si forcat speciale amerikane kanë sulmuar liderin e Al-Kaedës, por kanë parë edhe se si një nga helikopterët e tyre u rrëzua. Minutat dukeshin si ditë, tha shefi i antiterrorizmit në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Brenan. Pasi mësoi vdekjen e Bin Ladenit, Presidenti Obama bërtiti, E kapëm.

5 meshkuj
janë arrestuar nën akuzat e terrorizmit në impiantin nuklear britanik, vetëm pak orë pasi u njoftua vrasja e Osama Bin Ladenit. Ata janë ndaluar në Sellafield që ka material shumë të rrezikshëm bërthamor, pasi u ndaluan në një pikë kontrolli pranë Kumbrias perëndimore. Arrestimi u bë kur bota po pret me frikë për akte hakmarrjeje kundër vrasjes së Bin Ladenit.

Fqinjët nuk besojnë se jetonin ngjitur me të superkërkuarin

Banesa e fundit e Bin Ladenit

Teoritë e komploteve mbi vdekjen e Osama bin Ladenit po lulëzojnë në të gjithë botën, madje edhe në qytetin e vogël pakistanez, Abutabah, ku u krye aksioni amerikan kundër kreut të Al Kaedës. askush nuk i beson vrasjes së Bin Ladenit. Këtu ne nuk kemi parë vërdallë asnjë arab. Osama nuk ka vdekur. SHBA-të kanë sajuar çdo gjë sepse duan të braktisin Afganistanin, këto ishin disa nga komentet e bëra nga fqinjët e Bin Ladenit, pranë rezidencës së tij të re të ndërtuar vetëm gjashtë vite më parë. Në listën e dëshmitarëve të afërt me vrasjen e tij, shtohet edhe një polic i forcave pakistaneze, i cili tha se Nuk besoj se Osama ndodhej aty, në atë ndërtesë. Ne na kanë thirrur në detyrë në orën tre të natës (me orën lokale), por nuk kemi parë asgjë me sytë tanë, as trupin e tij, sepse operacioni në atë kohë kishte përfunduar. Ata që i shtohen personave që nuk besojnë janë edhe talebanët në Afganistan. Sipas tyre nuk ka asnjë provë që Osama të jetë vrarë, trupi i tij nuk është fotografuar dhe historia e funeralit të shpejtë është e dyshimtë.

Wikileaks

Forcat amerikane ishin stacionuar vetëm pak kilometra larg kompleksit të Osama Bin Ladenit në tetorin e vitit 2008, sipas raportimeve të kabllogrameve të diplomacisë amerikane, publikuar nga WikiLeaks. Rrëfimi se forcat amerikane ishin kaq afër njeriut më të kërkuar në botë në vitin 2008, vjen pasi materiale nga dosjet e Guantanamos sugjerojnë se SHBA-të mund ti ketë pasur informacionet sekrete që do ti çonin drejt kapjes së Bin Ladenit që tre vite më parë.

Gafa Obama/Osama

Ngjashmëria e madhe midis emrit të terroristit më të kërkuar në botë dhe Presidentit të SHBA-ve ka bërë që shumë media të ngatërrohen në raportimet e tyre, duke u shprehur se Obama bin Laden ka vdekur. Një korrespondente e FOX News e raportoi kaq shpejt lajmin sa në titrat e Fox40 lexohej Obama Bin Laden Dead. Gazetari Peter Segal i NPR-së bëri të njëjtin gabim në Twitter dhe kërkoi menjëherë falje me shkrim. BBC deklaroi fillimisht në faqen online se Obama kishte vdekur. Gafa u kap

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›