E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush ka akoma gjak në deje?

Vargje nga Arben Duka

Përreth flamurit kombëtar,

Le të vijë sot, kush është trim,

Që të shpëtojmë nga ky zuzar,

Që të shpëtojmë nga ky mallkim!

Kush ka akoma gjak në deje,

Kush këtu ende mbeti burrë,

Ta ndezi flakën prej rrufeje,

Si një zgalem mbi diktaturë!

Kush sduron shtypje edhe dhunë,

Kush nuk duron padrejtësinë,

Të vijë këtu të ndezë furtunë,

Nëse vërtet e do Shqipërinë!

Të vijë këtu i armatosur,

Me zemrën zjarr edhe barot,

Se hallet kurrë sdo kenë të sosur,

Në qoftë se sngrihi të gjithë sot!

Kur të shpërthej këtu vullkani,

Si minj do dridhen pushtetarët,

Një vend për kokë sdo gjejë tirani,

Veten me dhëmb do hanë barbarët!

Pushteti sështë i barbarisë,

Po është i yti o vigan,

Shkelmin në grykë të gjithë kusarëve,

Se ti je populli Sovran!

Pushteti është i gjithi yti,

Se veç nga ty ai buron,

Po derri egër ta grabiti,

Dhe kurrë me paqe se lëshon!

Kush është akoma burrë i besës,

Që NDERIN ka për pasuri,

Të vijë të ndezë yllin e shpresës.

Për hallemadhen Shqipëri!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›