Peqin, zbulohet duke vjedhur transformatorin, vret policin dhe më pas veten
Ka përfunduar me dy të vdekur tentativa për të vjedhur një transformator gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme. Ngjarja ndodhi në Pajovë, Peqin, ku pas sinjalizmit nga banorët se një person po vidhte në një kabinë elektrike, në vendngjarje ka shkuar polici i patrullës Zabit Cako.
Polici 50-vjeçar është qëlluar nga Luan Tabaku, 40 vjeç, i cili po përpiqej të vidhte transformatorin në kabinën elektrike. Pas vrasjes së efektivit të policisë, autori i krimit ka qëlluar vetveten, duke mbetur i vdekur në vend. Mësohet se polici 50-vjeçar, njëkohësisht baba i 5 fëmijëve, është nisur menjëherë drejt spitalit, por ka humbur jetën gjatë rrugës.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ B. Nergjoni