Nuk e pranojnë në shkollë sepse ishte veshur si femër
Share
Një djalosh pretendon se nuk është pranuar në shkollë për shkak se shkoi aty i veshur si femër.
Jamie Love, 17 vjeç, shkoi në gjimnazin e tij në Skoci i veshur me geta, pantallona të shkurtra, tualet në fytyrë dhe zgjatim flokësh.
Jamie, një kërcimtar, u thotë miqve të tij që ta quajnë Kirni, ndërkohë që ka muaj që flet më mësuesit e tij në lidhje me hallin që e ka zënë. Ai pretendon se është një femër e burgosur në trupin e një mashkulli.
Shkolla thotë se nuk e ka përjashtuar djaloshin, por veshja e tij ishte e papërshtatshme. Kurse mamaja e tij thotë se kur ajo e pranon djalin ashtu siç është, pse nuk e bën edhe shkolla diçka të tillë?


