Kush prodhon energji, i kalon pajisjet pa dogane
Eglantina Nasi
Te gjitha makinerite apo pajisjet qe do te futen ne territorin e vendit tone, me qellimin e ndertimit te burimeve te energjise, do te perjashtohen nga detyrimet doganore. Nje fakt i tille citohet ne vendimin me te fundit te miratuar dje nga qeveria, mbi disa ndryshime dhe shtesa ne ate ekzistues "Per dispozitat zbatuese te Kodit Doganor". Per qellime te ligjit "Per krijimin e kushteve lehtesuese per ndertimin e burimeve te reja te prodhimit te energjise elektrike", perjashtohen nga taksat doganore makinerite dhe pajisjet qe bejne pjese ne objektin e prodhimit te energjise elektrike me fuqi te instaluar jo me pak se 5 Mvat per burim, qe perdorin lende djegese te lengeta ose te ngurta dhe pa kufizim per burimet e tjera te rinovueshme te prodhimit", - citon vendimi i ndryshuar. Duke shtuar me tej faktin se operatori ekonomik i cili nderton burime te prodhimit te energjise elektrike, me fuqine e lartpermendur, pasi te kete marre lejen per ndertimin e nje objekti gjenerues, duhet te paraqese prane 6 muaj para fillimit te importimit, listen e plote e te specifikuar te makinerive dhe te pajisjeve, qe do te importohen vetem per kete objekt. Duke e detyruat ate qe lista e makinerive apo pajisjeve qe do te importoje te kete edhe disa specifikime te vecanta, si nivelin e konsumit, aftesite teknike etj. "Lista duhet te permbaje, per cdo makineri dhe pajisje qe importohet duhet te permbaje emertimin dhe shenjat e njesise se saj; karakteristikat kryesore teknike, sasine dhe cmimin e blerjes; karakteristikat e lendeve djegese qe perdoren, duke specifikuar llojin dhe konsumin e shprehur per njesi si edhe specifikime te tjera sqaruese (konsumi specifik i burimit etj.", - citon vendimi ne fjale. Por nga ana tjeter, ky vendim i qeverise permban edhe masen e rimbursimit per lendet djegese qe do te perdoren gjithashtu me qellimin e prodhimit te energjise. Gjithmone ne kuadrin e krijimit te kushteve lehtesuese per ndertimin e burimeve te reja te prodhimit te energjise elektrike, ky vendim parashikon qe operatorit ekonomik, i cili ka ndertuar burime te prodhimit te energjise elektrike, me fuqi te instaluar jo me pak se 5 Mvat per burim, t'i rimbursohet taksa/tarifa doganore e paguar per lendet djegese te lengeta ose te ngurta te perdorura per sasine e energjise te shitur apo per nevojat e veta, duke marre ne konsiderate konsumin specifik te teknologjise se zbatuar. Ne kete menyre, qeveria i ka lehtesuar se tepermi bizneset, te cilat vendosin qe te investojne ne fushen e prodhimit te energjise elektrike, konkretisht permes HEC-eve apo TEC-eve. Per t'i dhene ne kete menyre, nje impakt te ri, kesaj lloji sipermarrje, e rrjedhimisht, edhe sektorit te energjise ne teresi. Referuar edhe deklaratave te bera ne menyre te vazhdueshme nga ana e kryeministrit Berisha, Shqiperia po synon qe te kthehet ne nje superfuqi energjetike ne rajon, e duket, se ketij qellimi madhor, i sherbejne edhe masa te tilla lehtesuese ndaj sipermarrjeve qe vendosin te zhvillojne aktivitet ekonomik per prodhimin e energjise ne territorin e saj.