Kush punëson më tepër persona?
Pak ditë më parë Bank of America, një prej bankave më të mëdha në SHBA, lajmëroi shkurtime në staf, me efekte mbi 40 mijë të punësuar. Me këtë zgjidhje kompania shpreson të kuroj efektet e krizës ekonomike duke reduktuar kostot në vitet e ardhshme. Bank of America ka në total 300 mijë të punësuar, pra do të pushohet mesatarisht një punëtor në shtat.
Lajmi i Bank of America vjen në një kohë të vështirë për tregun e punës, mbi të cilin shumë qeveri po tentojnë të veprojnë për të stimuluar një rritje të punësimit të dëmtuar nga ekonomia në recesion. Në grafikun e prodhuar nga Economist tregohen disa nga institucionet dhe kompanitë që gjatë vitit 2010 kishin më tepër punëtor në botë. Një pikënisje interesante për të krijuar një ide mbi disa faktor ekonomik të lidhur me punësimin.
Me 3.2 milion punëtor, departamenti i mbrojtjes amerikan gjendet në vend të parë të klasifikimit, i ndjekur nga Kina me 2.3 milion të punësuar. Në vend të tret gjendet një kompani private, rrjeti i dyqaneve Walmart, i cili punëson 2.1 milion persona. Pastaj vjen e famshmja McDonald’s që punëson 1.7 milion persona. Kompania e tret private dhe e fundit në listën e 10 të parave, gjendet Hon Hai Precision Industry, e kontrolluar nga prodhuesi i mjeteve elektronike Foxconn.
(a.h/BalkanWeb)