BB: Zgjidhni urgjent problemet me pronat
Ne një raport te fundit Banka evidenton, se agjencia e kthimit dhe kompensimit te pronave është institucioni i fundit, për sa i përket besimit qe ka publiku. “Kjo është një çështje qe prek jo vetëm Shqipërinë por te gjithë rajonin pasi trashëgohet nga e kaluara. Situata është shume komplekse, pasi ndikon ne mjedisin ekonomik. Qeveritë ne vite kane marre vendime për te përmirësuar ligjet por Shqipëria duhet te përshpejtojë hapat për te përmirësuar këtë proces, problematika e te cilit është krijuar ne 20 vite,” është shprehur Jane Armitage, drejtore e BB për Shqipërinë. I gjendur përballë kësaj kërkese ultimative, kryeministri Sali Berisha ka njoftuar ngritjen e një task force për ti dhënë zgjidhje çështjes se pronave. Konfliktet e pronësisë janë evidentuar nga raportet e Bankës Botërore si një nga problemet kryesore te ekonomisë shqiptare. Ne raporte thuhet se procedurat e tejzgjatura për te regjistruar një prone po dëmtojnë mjedisin e biznesit. Ndërsa ne se do te merren ne konsiderate siguria e titullit te pronësisë Banka Botërore evidenton se Shqipëria do klasifikohet edhe me negativisht.