E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr tek ish-godina e ambasadës Jugosllave

TIRANË- Ish-ambasada Jugosllave në Tiranë është përfshirë nga një zjarr i madh mbrëmjen e sotme. Dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas kreut të zjarrfikësve Dilaver Laçi, nuk është rasti i parë që bie zjarr në këtë ndërtesë. Raportohet se bëhet fjalë për një zjarr të madh dhe sipas Lacit “në këto momente është duke u djegur çatia", - tha ai.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nuk raportohet për persona brenda godinës.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›