Kush reciton më mirë nga fëmijët fiton një kallashnikov
Një stacion radiofonik në Somali ka vendosur tu japë fëmijëve që fitojnë një konkurs se kush reciton më mirë Kuranin nga një Kallashnikov.
Kështu, sipas radios Angulus, fituesi i çmimit të parë ka marrë një AK 47 me vlerë 700 dollarë. Fituesi i çmimit të dytë ka marrë një Kallashnikov me vlerë 500 dollarë. Kurse fëmija që fitoi vendin e tretë mori dy granata dore me vlerë 400 dollarë.
Radio është e lidhur me grupimin Al Shebab, një grup ekstremistash të lidhur me Al Kaedan. Ata kontrollojnë shumicën e Somalisë qendrore dhe atë jugore. Konkursi u organizua gjatë periudhës së Ramazanit me fëmijë nga 10-17 vjeç.