E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP Rrjet ballkanik per gjurmimin e pasurive te zyrtareve

Lufta kunder abuzimit me pushtetin publike nga zyrtaret e administrates shteterore tashme do te jete edhe me e forte. Kjo fale nje bashkepunimi rajonal. Agjencite me te rendesishme te luftes kunder korrupsionit ne Evropen Juglindore diskutuan dje ne Tirane pikerisht per hartimin e strategjive te perbashketa per parandalimin dhe goditjen ne kohe te ketyre abuzimeve. Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ne cilesine e drejtuesit te Rrjetit Rajonal Kunder Korrupsionit prezantoi strategjine e komunikimit ndermjet strukturave homologe te Ballkanit e me gjere per shkembimin ne kohe reale te informacioneve per asete te fshehura apo te krijuara ne menyre korruptive nga zyrtaret publike ne keto vende. Inspektori i Pergjithshem i ILDKP-se Adriatik Llalla e cilesoi ngritjen e nje strukture monitoruese rajonale si nje nder sfidat me te rendesishme te agjencive antikorrupsion por edhe si nje prej mjeteve me te mira per te arritur sukses ne forcimin e shtetit ligjor. Rrjeti Rajonal Kunder Korrupsionit i krijuar ne maj 2010 me angazhimin e Sekretariatit te Iniciatives Rajonale Antikorrupsion per vendet e Evropes Juglindore RAI dhe i drejtuar nga Shqiperia nepermjet ILDKP-se ka nisur te jape frytet e para konkrete. Inspektorati i Larte por edhe disa institucione te tjera kane nisur hetimin administrativ per zyrtare te ndryshem per te cilet dyshohet se kane krijuar pasuri ne menyre abuzive ne vendet e tyre dhe i kane regjistruar jashte shteteve ku ata ushtrojne funksionet publike eshte objekt hetimi. Takimi dyditor qe nisi dje ne Tirane ka ne qender te tij pikerisht promovimin e ketyre rasteve konkrete te bashkepunimit si edhe nxitjen e metejshme per te konsoliduar mjetet e komunikimit nderinstitucional.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›