E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush tha që ska demokraci të brendshme tek PD? Alibeaj kritikon qeverinë për ligjin e pronave

Share

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, dha sot një shembull se si brenda mazhorancës funksionon demokracia e brendshme, kur kritikoi një projektligj të qeverisë për kthimin e kompensimin e pronave. Alibeaj ua mbylli gojën të gjithë kritikëve që thonë se mbledhjet e grupit të PD janë si të Byrosë Politike.

Drafti i heq parlamentit të drejtën për të bërë vlerësimet për çmimet e pronave, duke ia kaluar këtë të drejtë qeverisë. Drafti ka nja një javë që është kritikuar nga opozita për këtë çështje, por Alibeaj i bëri kritikat sot.

Pse i kaloni qeverisë vlerësimin e pronave dhe jo parlamentit, siç ka qenë? Si do të jetë formula e përcaktimit të çmimit të tokës në treg?- janë pyetjet që Alibeaj i ka drejtuar përfaqësuesit të ministrisë së Drejtësisë, i cili mbronte pr/ligjin në komision.

Ish- ministri i Drejtësisë nuk u ndal në kritikat e tij. Ky që përcaktoni ju është çmim real apo i fabrikuar? E dua përgjigjen me po ose jo. Do ndërhyjë qeveria në çmim për ti dhënë me çmim më të ulët se i tregut? ka thënë Alibeaj.

Tani presim që edhe Aldo Bumçi të mos qëndrojë si nuse përpara kryeministrit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›