Eksportet e produkteve bujqësore nuk preken nga kriza

Sipas të dhënave nga INSTAT, prodhimet bujqësore dhe ushqimore së bashku përbëjnë rreth 15% të volumit të përgjithshëm tregtar. Eksportet e produkteve bujqësore kanë një peshë akoma më të vogël ndaj totalit të eksporteve dhe janë të kufizuara edhe në lloje produktesh.
Ato përqendrohen kryesisht në bimë mjekësore dhe erëza, peshk i konservuar, ujë mineral dhe pije freskuese (kryesisht të gazuara). Produktet bujqësore, me peshë në eksporte për nga vlera, janë bimët mjekësore, uji apo peshku, vaji i ullirit, shalqiri dhe perimet e përpunuara. Këto të fundit janë produkte tipike me të cilat Shqipëria prezanton emrin e saj në tregjet e huaja dhe në panaire ndërkombëtare. Përjashtuar tre produktet kryesore që kanë krijuar një treg të qëndrueshëm jashtë, pjesa e produkteve bujqësore, për shkak të sasisë së vogël, eksportohet vetëm në sezone të caktuara. Këtu është edhe ndryshimi ndaj perceptimit të efekteve të krizës.
Bimët mjekësore dhe aromatike po përjetojnë një periudhë të mirë, por edhe produktet e tjera si ato te peshkut apo pijeve nuk kanë pësuar rënie çmimesh. Sipas MBUMK-së, eksporti i bimëve medicinale gjatë vitit 2011 është rritur ndjeshëm krahasuar me 2010, dhe një tendencë në rritje ka shfaqur edhe muajt e parë të këtij viti. Pesha e prodhimit bujqësor në Prodhimin e Brendshëm Bruto është rritur në vlerë, duke kaluar 2,1 miliardë dollarë. Lidhur me zhvillimet e fundit ne këtë sektor, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bëri të ditur se çmimet e fruta-perimeve gjatë këtij muaji kanë shënuar rënie krahasuar me muajin mars.
Sipas burimeve nga ky dikaster, ndonëse kemi hyrë në sezonin e prodhimit, produktet vendase bujqësore janë të pakta në treg, pasi pjesa më e madhe e tij eksportohet ndaj dhe ulja e çmimeve ka qenë e lehtë. Nga ana tjetër, tregtarët në tregun pranë ish-uzinës "Dinamo", në Tiranë, shprehen se fermerët mbajnë të njëjtin çmim shumice, si për eksportin, ashtu dhe për tregun.
Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe eksporti bujqësor është rritur pasi në Shqipëri është ulur fuqia blerëse dhe ka shënuar ritme të ngadalta konsumi. Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë në sektorin bujqësor mbeten vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa janë rritur edhe eksportet drejt Kosovës. Ekspertët e fushës shprehen se politikat qeveritare kanë ndikuar në nxitjen e prodhimit bujqësor. Por fermerët shqiptarë duhet të jenë të gatshëm për të përballuar konkurrencën në tregjet evropiane, kryesisht për sa i përket standardeve të prodhimit, thonë ata./Start/
2012-04-29 12:30