Fullani: Rritja ekonomike për 2011, ishte 3.1 %
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka deklaruar sot se rritja e ekonomike për vitin 2011 ka qënë 3.1 përqind ku sektorët kryesorë kanë qenë shërbimet dhe tregtia.
Ndërsa ka paraqitur në komisionin e ekonomisë raportin për vitin 2011, Fullani ka theksuar se borxhi publik gjatë këtij viti ka qënë 58.1 përqind ndërsa deficiti buxhetorë ka kapur shifrën 3.5 përqind.
Fullani ka paraqitur të dhëna edhe përsa i përket inflacionit dhe papunësisë përgjatë vitit të kalur duke theksuar se inflacioni ka qënë 3.5 përqind ndërsa papunësia në nivelin e 13. 3 përqindëshit.
Ai ka theksuar më tej se gjatë vitit të kaluar sistemi bankar ka qënë i qëndrueshëm ndërsa shtoi se përgjatë këtij viti është rritur edhe kredidhënia. Sipas Fullanit, ka patur mbështetje me kredi dhe likuiditet nga Bankat, të cilat vijojnë të jenë solide.
Guvernatori Fullani gjithashtu ka shtuar një ulje përgjatë vitit të kaluar ka pësuar edhe kërkesa konsumatore që sipas tij ka qënë e dobët.
Fullani i është referuar edhe zhvillimeve ekonomike për këtë vit, duke theksuar se duhet të mbështetet prodhimi vendas që të kemi rritje ekonomike Ai ka shtuar gjithashtu se duhen krijuar reforma dhe duhet rritur konkurueshmëria .