E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Prençi është përjashtuar për veprime të pahijshme dhe shkelje të kompetencave

Share

Zëdhënësja e Policisë së Shtetit ka njoftuar sot në një konferencë për shtyp se drejtuesi i parët, Shemsi Prençi, është përjashtuar nga policia për veprime të pahijshme dhe shkelje e mosushtrim të kompetencave të policisë.

Zëdhënësja tha se Prençi ka dhënë urdhra të paligjshëm, duke tejkaluar kompetencat e institucionit që drejtonte duke ngritur një task-force. Ajo u shpreh se në drejtim të Prençit janë regjistruar disa ankesa për kërcënime dhe shantazhe. Policia e Shtetit ka bërë me dije po ashtu se ndaj Prençit ka nisur një hetim nga Kontrolli i Brendshëm. Ndërkohë, zëdhënësja bëri me dije se Prençi është pezulluar nga detyra më 23 prill dhe është përjashtuar më 25 prill, pas sulmeve që ka bërë ai ndaj drejtuesve të lartë të qeverisë dhe policisë duke bërë politizim të situatës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›