Kush vendos per formatin dhe agjenden

Asgje nuk eshte zyrtarizuar per daten formatin apo temat e bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit. Mediat ne te dyja vendet kane shkruar se propozim i Bashkimit Evropian eshte qe te diskutohen ceshtjet qe kane qene te perfshira edhe ne planin gjashtepikesh te Ban Ki-moonit si dhe veriu si teme e vecante. Opozita ka kerkuar qe agjenda te miratohet ne Kuvend por kryekuvendari Jakup Krasniqi beri te ditur se nje hap i tille do te ndermerrej vetem po qe se ka bisedime politike. Nese zhvillohen bisedimet politike ato duhet te miratohen nga Kuvendi i Republikes se Kosoves. Nese zhvillohen bisedime teknike ato jane kompetence dhe pergjegjesi e qeverise - u shpreh Krasniqi. Por anetarja e Kryesise se Aleances per Ardhmerine e Kosoves Melihate Termkolli tha se pa marre parasysh natyren e bisedimeve agjenda duhet ta marre driten jeshile nga Kuvendi i Kosoves. Agjenda patjeter duhet te vije ne Parlamentin e Kosoves. Nuk ka bisedime dhe nuk mund te behen bisedime pa u trajtuar agjenda ne Kuvendin e Kosoves. A ka apo nuk ka bisedime te fshehta besoj se do ta shihni shume shpejt - tha Termkolli. Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi tha se Serbia eshte zbutur karshi statusit te Kosoves me dergimin e rezolutes se ndryshuar ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara rezolute kjo qe ben thirrje per bisedime mes Prishtines dhe Beogradit. Sipas analistit per ceshtje politike Ismajl Hasani ne keto bisedime as Kosova e as Serbia nuk mund ti percaktojne vete temat. Nuk eshte Serbia dhe Kosova qe mund te vendosin per temat ato mund te vendosin per formatin. Por per temat e bisedimeve mes dy shteteve te pavarura qe kane konteste te shumta qe kane pasur nje te kaluar me lufte nuk eshte e thene as ne rregullat e diplomacise qe ato ta percaktojne ne menyre rigoroze dhe te pavarur agjenden e bisedimeve. Problemi eshte se ne kete situate eshte i domosdoshem ndermjetesimi - tha Hasani. Por ne anen tjeter sipas drejtorit te Klubit per Politike te Jashtme Ylli Hoxha faktore kryesore ne bisedimet Kosove-Serbi jane tri pale... Bisedimet jane vendosur ne kontekstin evropian dhe do te kete rol per te tria palet. Por pala kosovare duhet te jete e pergatitur ti kete te qarta pozicionet e saj se cka duhet te bisedoje me Serbine si e sheh procesin e integrimit evropian... Ketu nuk ka hapesire per ngecje dhe per te ndenjur duarkryq - tha Hoxha. Kryeministri i Kosoves ka biseduar ne Nju Jork me shefen e diplomacise evropiane Catherine Ashton ne lidhje me hapat e metejshem qe do te merren per bashkepunimin mes Kosoves e Serbise. Takimet e baroneshes Ashton me lideret e Kosoves dhe Serbise disa i kane pare si perpjekje per te takuar qofte edhe simbolikisht kryeministrin Hashim Thaci dhe Presidentin serb Boris Tadic. Ne kete perpjekje nuk beson sekretari shteteror ne Ministrine serbe per Kosoven Oliver Ivanovic. Mendoj se eshte spekulim... Mendoj se me reale eshte qe ai takim te pergatitet. Mendoj se shtrengim te duarve dhe takim simbolik nuk do te kete ai mund te jete vetem spontan. Ai nuk mund te cilesohet si zyrtar apo venie e kontakteve zyrtare - u shpreh Ivanovic. Per analistin kosovar Ismajl Hasani me e rendesishme sesa nje takim eventual simbolik mes kryeministrit kosovar dhe presidentit serb eshte percaktimi i temave jetesore qe duhet te diskutohen mes dy vendeve. Ai tha se BE-ja mund ti percaktoje temat por jo formatin e bisedimeve. Takimi nuk duhet te jete rezultat i ndonje parapelqimi apo besimi blanko qe dikush ne rastin konkret pala ndermjetesuese do ti jape prerogativa qofte Thacit apo Tadiqit qe ti perfaqesojne shtetet e tyre. Perfaqesimi duhet te jete ne menyre rigoroze institucional qe nga presidenti qeveria dhe instancat tjera - kjo eshte e para. E dyta eshte i domosdoshem insistimi ne zgjidhjen e problemeve qe kushtimisht quhen probleme te natyres teknike por qe jane te natyres se thelle - tha Hasani. Zyrtaret serbe konsiderojne se ende eshte heret per percaktimin e temave. Ivanovic nuk beson se takimi i shefes se diplomacise evropiane me Kryeministrin Thaci dhe presidentin Tadic ka te beje me percaktimin e agjendes se bisedimeve. BE-ja ne kete menyre ka hyre ne funksion te ndermjetesuesit edhe pse nje rol i tille eshte kerkuar nga OKB-ja. Ketu mund te bisedohet vetem per ndonje kornize cili eshte formati kush do te jete i pranishem ne cfare forme do te behen bisedimet... Ndoshta edhe ka te beje me temat e para te iniciuara por mendoj se eshte ende heret dhe duhet pritur procesin qe te shihet se cka do te ndodhe ne diten e bisedimeve qe do ti kete presidenti yne me zonjen Ashton dhe cfare do te dale nga ai takim - tha Ivanovic.