E Diel, 1 Nëntor 2026

Haracija Sejdiu President ose kryetar i LDK-se

Zyrtare te Lidhjes Demokratike te Kosoves inkurajojne presidentin Fatmir Sejdiu njeheresh kryetar ne postin e ngrire te LDK-se qe te vendose dhe te zgjedhe vetem njerin nga dy postet. Ndersa po afrohen zgjedhjet per organet me te larta te partise anetari i Kryesise se LDK-se Astrit Haracija i perseriti kerkesen Sejdiut qe te zgjedhe nese do te rikandidoje qe te mbaje nen drejtim LDK-ne apo te vazhdoje vetem me postin e presidentit te Kosoves. LDK-ja nenvizoi Haracija po demtohet shume nga mungesa e liderit partiak. Kryetari Sejdiu i ka dy zgjedhje ose te jape doreheqje nga posti i kryetarit te shtetit dhe te kandidoje per kryetar te partise ose te rrije si kryetar i shtetit dhe te mos konkurroje per kryetar te partise - tha Haracija. Ndonese ende nuk jane bere zyrtare kandidaturat per kryetarin e ri te LDK-se bazuar ne paralajmerimet e deritanishme jane tre emra qe lakohen si kandidate te mundshem. Ata jane kryetari aktual Fatmir Sejdiu kryetari i Prishtines Isa Mustafa si dhe ministri i Shendetesise ne qeverine aktuale Bujar Bukoshi. Astrit Haracija tha se nuk sheh ndonje dallim per LDK-ne cilido prej kandidateve te jete neser ne krye porse sipas tij me rendesi eshte qe LDK-ja te demokratizohet dhe fuqizohet si parti politike. Se kush do te jete kryetari i ardhshem i LDK-se per mua ka pak rendesi. Per mua eshte e rendesishme qe LDK-ja ta marre formen e demokratizimit te plote prej aktivit nendeges deri ne dege dhe te jete ne zgjedhjet e ardhshme me 2011 partia e pare. LDK-ja e meriton qe kryetari i ardhshem i saj te jete edhe kryeminister i Kosoves - theksoi Haracija. Ai tha se pas zgjedhjeve partiake LDK-ja duhet te pergatitet per zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke synuar qe te rikthehet ne skenen politike si partia numer nje. Sipas tij LDK-ja nuk eshte e interesuar qe vetem disa muaj para zgjedhjeve te shkaktohet ndonje krize institucionale qe do te shpinte kah zgjedhjet e parakohshme ndonese e sheh si te domosdoshem ridefinimin e marreveshjes per koalicionin qeverises. Ridefinimi i marreveshjes duhet te behet patjeter. Por me e rendesishme eshte qe zgjedhjet ne LDK te kryhen sepse askund ne bote nuk ka koalicion me dy faqe. Per nente muaj futemi ne fushate zgjedhore parlamentare. Nuk jam per eksperimente e filma qe gjashte muaj perpara te shkojme ne zgjedhje te parakohshme se nuk po e duam PDK-ne. Per mua eshte me rendesi qe zgjedhjet te shkojne ne rregull te dalim si partia numer nje dhe ta udheheqim qeverine - deklaroi Haracija. Zgjedhjet ne LDK shihen si nje zhvillim pozitiv edhe nga analistet. Krenar Gashi nga Instituti KIPRED tha se zhvillimet ne LDK jane pozitive per gjithe skenen politike ne Kosove.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›