Kush zhgënjeu me Ramazzottin!

Amenda Filipaj, organizatore e koncertit
(E plotësuar) Është e kuptueshme, kur në një lojë futbolli, topi hidhet në gjitha anët, por jo edhe për një koncert të një këngëtari.
Në orët e vona të së martës, kamionët të cilët priteshin ta përgatitnin skenën për koncertin e Eros Ramazzottit nuk janë lejuar të hyjnë brenda stadiumit të qytetit të Prishtinës.
Janë dy versione të cilat dalin nga e gjithë kjo rrëmujë që qoi në anulimin e koncertit të këngëtarit Eros Ramazzotti. Njëri vjen nga Afrim Muçiqi, drejtues i klubit FC Prishtina dhe tjetri vjen nga Armenda Filipaj, organizatore e koncertit.
Por një është e qartë, koncerti i Ramazzottit është anuluar deri në një datë tjetër, ndërsa “topi i fajit” hidhet në dy anët. Afrim Muçiqi, drejtues i klubit të futbollit FC Prishtina, thotë se versioni i tij është i vetmi dhe nuk ka tjetër. Ai shprehet se është menaxhmenti prishtinas i koncertit të Ramazzottit, ai që nuk i ka përmbushur obligimet e duhura.
“Më datën 20 korrik, neve na ka njoftuar Ministria e Kulturës, se koncerti do të mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe shpenzimet do t’i paguajë Ministria. Ne e kemi pranuar me kënaqësi dhe me datë 21 korrik e kam kontaktuar personalisht zonjën Armenda Filipaj. E kam thirrë ta nënshkruajë një kontratë mes stadiumit dhe kompanisë, e cila organizon koncertin. Nga ajo ditë, e deri më sot, nuk ka ardhur ta nënshkruajë kontratën”, tha Muçiqi për Express.
Muçiqi është i njoftuar me ardhjen e kamionëve, por shton se “nuk e di sesi kanë pasë të drejtë ata t’i thërrasin kamionët, kur nuk kanë nënshkruar kontratë me klubin për shfrytëzim”.
Muçiqi thotë se Ministria e Kulturës është ajo e cila do duhej t’i paguante stadiumit të Prishtinës një shumë prej 15 mijë eurove për shfrytëzim të stadiumit.
“Mirëpo organizatori është i obliguar të nënshkruajë një kontratë që e merr në shfrytëzim stadiumin”, tha Muçiqi për Express.
Në treg kanë dalë rreth 10 mijë bileta të koncertit të Ramazzottit, ndërsa vetëm pesë ditë më parë, u tha se një e treta e tyre janë shitur.
Valon Krasniqi, adhurues i madh i Eross Ramazzottit, ndihet i zhgënjyer tej mase me anulimin e koncertit të këngëtarit italian. “Marre ju koftë kushdo që ka pas faj në gjithë këtë punë”, tha ai, duke mos e zgjatur shumë.
ÇKA THOTË ARMENDA FILIPAJ, ORGANIZATORE E KONCERTIT?
Express:Afrim Muçiqi thotë se e ka pritur zonjën Armenda Filipaj që ta nënshkruajë kontratën mes menaxhmentit, i cili e shfrytëzon stadiumin dhe vetë stadiumit të Prishtinës. Ai thotë se ka pritur deri në ditët e sotme?
Armenda Filipaj : Ju e dini shumë mirë që gjëja e parë që bëhet për ta marrë një datë për një koncert, kontakti i parë që bëhet është me Stadiumin e Prishtinës dhe personi i parë që kemi kontaktuar për koncertin e Eros Ramazzottit ka qenë Stadiumi i Prishtinës. I kam pyetur: “A është i lirë Stadiumi i Prishtinës, më datë 30 korrik”? Tash e një muaj e gjysmë kemi qenë në negociata me ta. Dhe me datë 20 korrik, ministri i Kulturës iu është drejtuar menaxhmentit të stadiumit, gjegjësisht zotëri Muçiqit, me një letër, ku thotë që “meqenëse koncerti organizohet nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ju informojmë se Ministria jonë do ti mbulojë shpenzimet për shfrytëzimin e stadiumit”. Kjo letër prej ministrit, më ka distancuar mua të jem person zyrtar në nënshkrimin e kësaj kontrate, derisa pagesa bëhet nga Ministria. Kontrata ishte dashur të jetë e nënshkruar mes Ministrisë dhe Stadiumit të Prishtinës. Disa herë ia kam rikujtuar Ministrisë, përkatësisht përfaqësuesit të Sportit, që ta nënshkruajë kontratën. Ata e kanë pritur deri në momentin e fundit. Por edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, që ka ndodhur në ora 10:30 (dje), Afrim Muçiqi më ka thirrë dhe më ka thënë: “Pa marrë parasysh që është nënshkruar kontrata, ti mu deri në ora 12, duhet të mi sjellësh 15 mijë euro”. Ka qenë e pamundur për 45 minuta që t’i deponojmë 15 mijë euro. Nuk ka qenë më në pyetje paratë, por 12 orë të humbura.
Express: Kamionët kanë qenë në Prishtinë, apo jo?
Filipaj: Po kamionët kanë ardhur në përcjellje të policisë. Kanë dashur të vinë tri palë kamionë. Kamionët e parë kanë ardhur në mbrëmë (të martën), në mënyrë që të montohet gjatë gjithë natës dhe në ora 08 :00 të jenë të gatshëm, në mënyrë që kamionët tjerë ta kompletojnë skenën, zërimin dhe ndriçimin. Afrim Muçiqi, me autoritetin e tij, përmes rojës nuk na ka lejuar që të hyjmë brenda edhe pse e kam thirr, e kam lutur. I kam thënë: “Afrim, të lutem hape derën”. Që të vendosen pajisjet duhen tri ditë dhe ato pajisje janë në vlerë prej 30 milionë euro. Jemi kah flasim për një shumë që e ke të garantuar me kontratë mes Ministrisë, për të cilën unë nuk jam përgjegjëse fare. E kam garantuar që në momentin që nënshkruan kontratë me Ministrinë e Kulturës, lirisht mund ta fusë një nen që thotë se organizatori i merr përsipër riparimet e gjitha dëmeve, pas koncertit. Ende nuk po mund të besoj! Ka qenë shumë e rëndësishme me u hap dyert dhe mos ta ndjek unë përfaqësuesin e Ministrisë që të nënshkruajë kontratë.
Express: Koncerti anulohet i gjithi, apo shtyhet për disa ditë?
Filipaj: Koncerti shtyhet deri në momentin e parë, kur mund ta marrim një datë. Shpresojmë që do t’i bie në vesh edhe organeve më të larta që të kujdesen më shumë për reputacionin e Kosovës. Ky koncert rastësisht ka ndodhur në momentin, apo 10 ditë pas vendimit, të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe e kemi pas momentin me u testu, me u kënaq. Ja që del një zotëri, një Afrim Muçiq, i cili nuk ta hapë derën. Shpresoj që ky rast do të ndikojë edhe tek Kuvendi Komunal dhe Ministria e Kulturës që stadiumi mos t’i jepet me qira njerëzve, të cilët nuk mund të menaxhojnë. Tekefundit, ky është stadium i qytetit të Prishtinës, e jo i një njeriu, që e konsideron si bahçe të babës.
Express: Për biletat të cilat janë blerë nga adhuruesit, a pritet të kthehen mjetet?
Filipaj: Po, nga hëna do t’iu kthehen paratë të gjithëve.
ÇKA THOTË IBËR ALAJ, DREJTOR I DEPARTAMENTIT TË SPORTIT NË MKRS?
Express: Zotëri Alaj, a mund të na sqaroni se çka ka ndodhur?
Alaj: Ne jemi munduar t’ua ofrojmë stadiumin, mirëpo organizatorët nuk e kanë bërë pranim-dorëzimin e stadiumit.
Express: Nuk ka qenë problemi tek Ministria e Kulturës dhe a i ka kryer obligimet kjo ministri?
Alaj: Ministria e Kulturë ka bërë kontratë me stadiumin, i ka kryer të gjitha obligimet...Mirëpo organizatori ka qenë i obliguar që ta bëjë pranim-dorëzimin e objektit. Do të thotë ta marr në gjendjen çfarë është dhe ta dorëzojë në gjendjen çfarë e ka marrë. Kontratën e ka përgatitur klubi Prishtina, duke u bazuar në kontratën që e ka bërë me neve.
Express : Kontrata juaj a specifikon që duhet të lidhet një kontratë mes menaxhmentit dhe stadiumit?
Alaj: Nuk e specifikon, sepse ne nuk kemi qenë organizatorë, por kemi qenë ndihmës. Ne iu kemi ndihmuar në projektin çfarë e kanë prezantuar ata.
Express: Mjetet financiare a janë paguar?
Ala : Mjetet nuk barten pa u përfunduar manifestimi, çdo pagesë bëhet pasi kryhet organizimi.
ORA 13:30
Anulohet koncerti i Ramazzotit?
Burime mirë të informuara të Express tregojnë se koncerti këngëtarit italian Eros Ramazzotti i paraparë të mbahet me 30 korrik është anuluar.
Fakti i anulimit vërehet edhe nga heqja e posterëve por edhe e biletave nga tregu apo pikat shitëse.
“Po koncerti është anuluar për shkak të disa problemeve”, tha një burim i Express-it, mirë i informuar dhe afër menaxhmentit.
Ky burim nuk ka dashur të flas më shume rreth shkaqeve të anulimit.
Në anën tjetër gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me menaxhmentin e koncertit por nuk ka arritur.
Ndërsa në faqen zyrtare të këngëtarit Eros Ramazzotti ende figuron data e koncertit, 30 korrik.