Eva Orner në PriFilmFest!

Ndonëse është ende herët, festivali i filmit “PriFilmFest” tashmë i ka hyrë një ofensive të madhe për të sjellë filma të mirë, por edhe mysafirë me renome.
Edhepse zyrtarët e “PriFilmFest” nuk e kanë e kanë mohuar e as pohuar, Express merr vesh se mysafir special i këtij edicioni do të jetë Eva Orner, producente e filmit dokumentar “Taxi to the Dark Side”, i cili në vitin 2007 fitoi çmimin e Oscar, në kategorinë “Dokumentari Më i Mirë”.
Eva Orner do të jetë edhe producente e filmit që pritet të behet “Blood in my hand”, i shkruar Craig Jurevic, kirurg australian i cili ishte në anën e UCK–së.
“Jemi duke punuar që të sjellim një numër të madh mysafirësh të rëndësishëm, gjë që, përveç filmave kualitativë, është predispozitë e festivalit të suksesshëm. Pasi jemi ne vlugun e procesit, nuk mund të publikojmë emra pa u konfirmuar qind për qind, por ajo që mund të themi është se do të ketë mysafir të nivelit të lartë, të cilët në sirtar kanë edhe çmime Oscar”, tha Vjosa Berisha, drejtoreshë e festivalit “PriFilmFest”.
Berisha shton se edicioni i sivjetmë do të sjellë filma jashtëzakonisht kualitativë, që, sipas saj, janë që të gjithë premierë.
“Një konkurrencë të fortë në seksionin e filmave të metrazhit të gjatë sjell retrospektiven e filmave italian, në bashkëpunim të shkëlqyer me ambasadën italiane. Sjell risi, kategorinë e filmave të metrazhit të mesëm (30-60 minuta), një kategori e rralle dhe pothuaj unike ne festivalet ne regjion”, tha Berisha.
“PriFilmFest” pritet që gjatë këtij edicioni të merret më shumë me filmin kosovar, duke organizuar seminare për koproduksionin me ekspertë eminentë europianë e botërorë të këtij lëmi.
“Do të jetë një javë tepër intensive, si për kineastët, ashtu edhe publikun që do të ketë rast të kënaqet me filma të shumtë dhe kualitativë”, tha Berisha.
Zyrtarë të “PriFilmFest”, tashmë janë nisur për në festivalin e filmit Sarajevo Film Fest ku janë ftuar zyrtarisht në festivalin e filmit në Sarajevë, si pjesëmarrës në Forumin regjional të kinematografisë.
“Ky fakt na nderon dhe gëzon, si dhe na dëshmon për suksesin e edicionit të parë dhe na shtyn për punë edhe në edicionet tjera.
Nga Sarajeva, si edhe nga festivalet tjera me renome që i vizituam këto vite, do të marrim eksperiencat e tyre dhe takime me njerëz të rëndësishëm të industrisë së filmit”, tha Berisha.