E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushërira e Argitës, Flutura Kola në prokurori, jep shpjegime për Fazllic

Tiranë-Kushërira e parë dhe ortakja në punë e Argita Malltezit, Flutura Kola është pyetur mbrëmë në prokurori për llogari të hetimeve ndaj Damir Fazllic. Burimet konfirmojnë se avokatja e biznesmeti serbo-kroat, Fazllic ka thëne versionin e saj për shitjen e kompanisë “Crown Acqusitions” me vlerë 1.7 milion euro.

Biznesmeni po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për pastrim parash në vendin tonë. Hetimet nisen pas denoncimeve të bëra nga media për abuzimet dhe përfitimet e tij të paligjshme. Sic edhe ka deklaruar vete Sali Berisha, Fazllic eshte mik i tij.

Në cilësinë e avokates,  u pyet nga prokurorët edhe Flutura Kola e cila ka një zyrë avokatie me vajzën e Kryeministrit, Argita Malltezin. Kola ka dhënë shpjegime rreth blerjes dhe shitjes së kompanisë "Crown Acqusitions shpk", pronë e serbo-boshnjakut Damir Fazliç. Kjo kompani u shit për 1.7 milionë euro tek kompania qipriote, “Altaria research limited”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›