E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushëriri vret aksidentalisht me çifte 11-vjeçarin

Tiranë, 13 Janar, 12:12, NOA - Një 11-vjeçar është viktima e fundit e vrasjeve në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shengjegjaj, Tiranë. I mituri me inicialet Albion P., është vrarë mëngjesin e sotëm nga kushëriri i tij me incialet Misil P., 16 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

I mituri ka qenë duke lozur me kushëririn e tij dhe pa dashje arma e llojit çifte ka vrarë 11-vjeçarin Albion P.

Autori i dyshuar ka thënë se, e ka qëlluar pa dashje kushëririn e tij, pasi ishin duke luajtur me armën.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›