Spitalet, LSI kundër reformës
Tiranë -Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sërish për reformën që pritet të nisë në shëndetësi. Petrit Vasili, sekretar i Përgjithshëm në këtë parti, deklaroi sot se blerja e shërbimeve nga një institucion financiar, siç është Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, do të thotë të blesh gjëra që kanë kosto. Një pikë tjetër sipas Vasilit është që ka të bëjë me akreditimin e spitaleve, ku LSI-ja nënvizon se një certifikim dhe akreditim i tillë nuk është bërë asnjëherë. Vasali ka theksuar se spitalet shqiptare nuk kanë asnjë lloj autonomie reale.
“Është vendi këtu për të sqaruar se ideja, do të thoja ideja qesharake, që spitalet mund të bëjnë vetë tendera të barnave të tyre, është një ide pa kuptim, spitalet kohë pas kohë në vite e kanë pasur këtë kompetencë, apo që është hequr dorë ka qenë, për faktin se kostot, si pasojë e prokurimeve të drejtpërdrejta nga spitalet, në nivel rajonal, rriteshin në mënyrë proporcionale dhe e bënin akoma më të vështirë gjendjen e furnizimit me barna. Gjithashtu, reforma imagjinare, e cila kërkon të shitet në opinionin publik zhvillohet në një moment, kur shoqëria shqiptare është e përfshirë nga një krizë e pashembullt në këto 18 vjet pluralizëm. Kjo do të thotë që spitalet do të kishin nevojë për një injeksion të rëndësishëm nga qeveria me financime të rëndësishme”-theksoi Vasili në konferencën për shtyp.
Sipas Vasilit, me reformën e re në spitale gjendja do të jetë akoma më e rëndë dhe qytetarët shqiptarët, të cilët ndonëse në datën 1 janar, kanë dëgjuar që spitalet do të drejtohen nga një qeverisje ndryshe, po i gjejnë dhe do t’i gjejnë të njëjtat spitale pa rrugëdalje, nga një reformë të futur në qorrsokak.