E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kushi: Shkollat të jenë gati për të mirëpritur nxënësit në 1 shtator

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi të shtunën një takim online me drejtuesit e zyrave vendore arsimore, për të diskutuar marrjen e masave të nevojshme që shkollat të jenë gati për të mirëpritur nxënësit në datë 1 shtator.

Kushi kërkoi angazhimin e drejtuesve të zyrave vendore arsimore, që mësimi plotësues të realizohet me sukses.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të premten të zgjati edhe me dy javë periudhën e mësimit plotësues, nga 1 shtatori deri në 27 shtator 2021.

Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›