E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushner: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Në një intervistë për mediat serbe, Kushner ka thënë se për Francën pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ndërsa ka shtuar se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kusht për Serbinë për t’u pranuar në Bashkimin Evropian porse zgjidhja e problemeve me fqinjët duhet të bëhet para se të hyjë në BE.

Kushner, gjatë qëndrimit në Kosovë pritet të takohet me zyrtarë më të lartë të Kosovës dhe me përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në atje. Ndërkaq, kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë solemne për nder të ministrit të Jashtëm francez i cili në vitet e pasluftës ka qenë përfaqësues i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›