INSTAT: Deficititregtar kapësuar rënie

TIRANë- Gjatë muajit prill, deficiti tregtar i vendit ka arritur në 25.7 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 1 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Rënia e deficiti është pasojë e rritjes së eksporteve me 60.5 për qind, ndërkohë që importet kanë shënuar një rritje më të ngadaltë prej 13.2 për qind.
INSTAT-i konstaton se gjatë prillit, 65.2 për qind e shkëmbimeve tregtare janë realizuar me vendet e Bashkimit Europian, ku Italia dhe Greqia mbeten partnerët kryesorë të vendit. Muajin e kaluar, rritje ka shënuar edhe importi i mallrave të luksit, si cigare, pije alkoolike, karburante dhe kafe. Në prill importi i mallrave të akcizës arriti vlerën e 5.5 miliardë lekë, duke zënë 14.6 përqind ndaj totalit të importit.
(m.a/News24/BalkanWeb)