Historia e të burgosuritpër jetë që jeton mepikturat e tij
VLORE- 34 vjecari nga Vlora Arsen Bocaj gjendet prej 10 vjetësh në një burg të sigurisë së lartë në Sicili të Italisë i dënuar, sipas familjarëve, për një krim që nuk e ka kryer.
Sipas tregimit të nënës së Arsenit, vitet e para të qëndrimit në qeli, djali i saj filloi të pikturonte dhe i kërkoi të ëmës materiale profesionale mbi të cilat mund të punonte.
“Kemi shitur më shumë se 40 piktura dhe hapëm një ekspozitë që të njihet si piktor. Ai ka bërë vetëm 4 muaj kurs për të pikturuar” shprehet e ëma.
Fillimisht Arseni ka arritur të nisë një pjesë të pikturave dhe më pas të tjerat duke bërë që brenda një kohe të shkurtër nëna e tij të celte një ekspozitë pikture në qytetin e Vlorës.
Nëna e 34 vjecarit tregon se pikturat i shet me një cmim modest sa për të siguruar jetesën ndërsa thotë se piktura është kthyer për Arsenin në një shtyllë shumë të fortë për jetesën e tij. Ndërkohë brenda në ambientet e burgut Arseni jep mësim pikture për të rinjtë italianë.
(e.n/news24/BalkanWeb)