E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtet e punës në Bulqizë,100 minatorë: Do nisim grevë urie

BULQIZE - 100 minatorë të Zonës D në minierën e Bulqizës, të cilët janë nën varësinë e firmës turke “Turalba” kanë paralajmëruar ditën e sotme se do të nisin nga protestat dhe greva e urisë kundrejt kësaj firme nëse nuk plotësohen kushtet e punës.

Sipas kryetarit të Sindikatave të Zonës D, Agron Basha, 100 minatorët e kësaj zone janë të gatshëm të protestojnë pasi firma konçensionare “Turalba” nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet që kanë ranë dakord mes palëve pak muaj më parë, kur minatorët ndërprenë punën në galeri.

Sipas Bashës, firma në fjalë nuk i ka mbajtur premtimet për investimet në galeri, përmirësimin e kushteve të punës, nuk ka paguar deri tani sigurimet shoqërore të minatorëve dhe nuk njeh raportet shëndetësore në rast të aksidenteve në ambientet e punës.

Gjithashtu, ai shprehet se nga 72 minatorë që ishin më parë, janë shtuar edhe 28 minatorë të tjerë nga vetë firma, por as këto të fundit nuk janë paguar me pretekstin se nuk kanë numër llogarie në bankë, çka nënkupton që nuk janë deklaruar në organet tatimore:

Minatorët e Zonës D, ku konçensionare është firma “Turalba”, që me ardhjen e kësaj të fundit janë shprehur të pakënaqur për kushtet e krijuara nga firma koncensionare në frontet e punës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›