E Diel, 1 Nëntor 2026

Abramov Nacionalizmi i papranueshem per interesat e cfaredo shteti tjeter

Në optikën e ambasadorit të Rusisë në Tiranë, të jesh patriot është diçka e mirë, por pa u shndërruar në një qëllim në vetvete, që më pas të hidhen teza për ndryshim kufinjsh.

"Ekziston patriotizmi shqiptar, si ai rus, por dhe nacionalizmi, dhe diferenca është se patriotët janë të prirur t’i zgjidhin problemet për llogari të tyre dhe jo te shteteve të tjera. Nacionalizmi është i rrezikshëm se mund të kalojë në çështjen e ndryshimit të kufijve. Kjo është kategorikisht e papranueshme duke marrë parasysh termin e sallatës ballkanase dhe ekzistencës së një terreni jo shumë stabël. Ministri im i punëve të Jashtëm Lavrov gjatë një konference më 29 janar 2012 në Moskë iu përgjigj pyetjes së gazetarit dhe përgjigjja ishte se nacionalizmi është i papraueshëm jo vetëm për interesat e Rusisë por interesat thelbësore të çfarëdo shteti tjetër", u shpreh Abramov.

Para gazetarëve, përfaqësuesi i Kremlinit në vendin tonë, kujtoi se për Europën Ballkani konsiderohet vatër konfliktesh. Për këtë përdori një metaforë, që sipas tij e ëprdorin disa ekspertë: “sallatë ballkanase”

Ambasadori Abramov tha se Rusia është e interesuar për shtimin e investimeve në Shqipëri. I pyetur mbi mudnësinë e pjesëmarrjes së gjigandit rus GAZPROM në një tendër të dytë të mundshëm për privatizimin e Albpetrol, ai e la të hapur.

"Unë nuk mban përgjegjësi për leket e privatit rus, por ambasada nga ana e vet bën përpjekje për tërheqjen e sa më shumë kompanive në tregun shqiptar", tha ai.

Abramov u shpreh se kompani të tjera ruse janë të interesuar për investime në Shqipëri, në energjitike dhe turizëm. Ai velrësoi me interes të përbashkët liberalizmin e vizave mes dy vendeve.

Janë disa kategori të shoqërisë shqiptare që do të mund të lëvizn pa viza drejt Rusisë. Një fakt i tillë u bë i ditur nga ambsasdori rus në Tiranë, Leonit Abramov. Gjatë një konference për shtyp, Abramov, pasi vlerësoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Rusisë,  shprehu gatishmërinë e Moskës zyrtare për nënshkrim e një marrëveshje me Shqipërinë për lëvizjen pa viza të një kategorie personash nga të dyja vendet. “Jemi të gatshëm të nënshkruajmë një protokoll për lehtësimin e lëvizjes pa viza për disa kategori si turistët, të rinjtë, akademikët dhe përfaqësues të fushave të tjera. Shpresojmë që ky protokoll të nënshkruhet shpejt pas konsultimeve me Ministrinë e Jashtme”, deklaroi Abramov. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›