Berisha Prioritet bashkepunimit me agjencite private te punesimit
Reformat dhe politikat e punësimit janë pjesë e diskutimit mes Kryeministrit dhe akademikëve të ulur sot në një tryezë të rrumbullakët.
Sipas kreut të qeverisë reforma e punësimit ka si synim rritjen e eficensës për shërbimet e punësimit.
“Në kulmin e krizës patën rritje dhe nuk ramë në recension dhe kjo falë reformave që ndikuan në lirinë e tregut, nxitën rritjen dhe investimet e huaja. Në 4 vitet e fundit investimet private të huaja e publike janë 12 mld dollarë, të konvertuara në 200 mijë vende pune”, vuri në dukje Berisha.
Por sipas tij, përmes reformës së punësimit qeveria synon që të vendosë një qëndrim sa më aktiv, me qëllim që punësimi të sillet në epiqendër të veprimtarisë sonë punësimin. Njëkohësisht, synohet që të përdoren ndihmat e nevojshme për papunësinë dhe ndihmën ekonomike. “Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të sjellë në epiqendër tregun e punës dhe reformave të tij. Unë ju garantoj se kemi shumë elementë me të cilat mund të bëjmë lëvizje të fuqishme, të dinamizojmë, ta bëjmë shumë më interaktiv bashkëveprimin mes agjencive tona dhe të papunëve. Kualifikimin dhe rikualifikimin e krahut të punës. Të vendosur të marrim çdo masë për të fuqizuar agjencitë që të përmbushin misionin e tyre. Të vendosur të bashkëpunojmë me agjencitë private të punësimit. Objektivi ynë është si të ulim koston për njësi pune. Do aktivizojmë agjentët e punësimit”, deklaroi Berisha.
Në studimet që janë bërë mbi punësimin rezulton se qarqet kanë një avantazh, mbi mundësitë e punësimit rural.
“Pa patur ndonjë tendencë për t'iu ndërvënë procesit të punësimit urban, nuk duhet të harrojmë që zonat rurale janë një potencial i madh krijimi vendesh pune, me koston më të ulët. Një vend pune mund të kërkojë 5 mijë dollarë, por mund të kërkojë edhe 1 mln dollarë. Nuk kemi zhvilluar konceptin e biznesit të këtyre zonave. Qarqet kanë një koncept të plotë rajonal, ndaj dhe ndërhyrja aty është shumë e dobishme”, vlerësoi Berisha.
Sipas tij, principi që duhet të mbizotërojë se çdo punë është më e mirë se ndihma e shtetit.
“Kushti themelor i reformës që po bëjmë, është do të pranosh punën që të ofrohet, përndryshe ke një dënim. Ti ke të drejtë të kërkosh punë, por ke edhe detyra. I papuni ka të drejta, ka dhe detyra. Për ndihmën ekonomike në fshat, do të kishte qenë më mirë t'u ishte dhënë në fidane”, u shpreh Kryeministri, lidhur me një çështje të tillë.