Kushtetuesja PD rrezon kandidaturat e Topit

Demokratet dhane pelqimin vetem per Fatmir Hoxhen tre kandidatet e tjere i cilesuan pa integritet moral dhe profesional
Socialistet akuzojne PD-ne se po sulmon presidentin Topi pasi pretendimet e saj nuk qendrojne
TIRAN - Shumica qeverisese rrezoi dje tre kandidaturat e kreut te shtetit per anetare te Gjykates Kushtetuese duke lene kete institucion ende ne gjendje krize. Ashtu sic pritej kandidatura e vetme qe mori pelqimin e anetareve te Komisionit te Ligjeve ishte ajo e Fatmir Hoxhes. Pikerisht ky kandidat ishte i vetmi qe u kundershtua nga socialistet pasi sipas tyre nuk permbush kriteret e percaktuara per te qene anetar i gjykates me te larte ne vend.
Gjate seances ne te cilen u lexuan relacionet e kandidateve deputetet e djathte sulmuan kreun shtetit per kandidaturat e dekretuara prej tij dhe i terhoqen vemendjen duke i kerkuar forcim te procesit te filtrimit ne te cilen kalojne kandidaturat.
Per socialistet rrezimi i kandidateve per ne Gjykaten Kushtetuese eshte sulm i hapur ndaj Presidentit Topi pasi pretendimet e mazhorances nuk qendrojne. I vetmi nga mazhoranca qe nuk votoi pro rrezimit te kandidaturave ishte deputeti i LSI-se Nasip Naco i cili abstenoi per tre gjyqtaret e rrezuar.
Mazhoranca dhe opozita u perplasen dje ne Komision ne lidhje me Edlira Jorgaqin Artan Hoxhen dhe Ardian Leken. Sipas mazhorances kandidatet e perzgjedhur nga presidenti Topi nuk kane integritetin e duhur moral dhe profesional per te kryer detyren e anetarit te Gjykates Kushtetuese.
Madje mazhoranca i ka akuzuar per venie pasurie me vlere miliona eurosh ne menyre jo te ligjshme mbrojtje bandash kriminale te lidhura me politiken dhe mospagim tatimesh.
shte nje kusht i nevojshem per te terhequr vemendjen Presidentit te Republikes dhe stafit i tij qe merret me perzgjedhje te kandidateve te Gjykates se Larte qe te tilla genjeshtra qe ekzistojne sheshit dhe nuk ka nevoje as ti kerkosh per ti gjetur te mos kalojne me ne ato filtra qe presidenti i ka perpara se ti dekretoje dhe ti sjelle ne komisionin e Ligjeve - deklaroi Gent Strazimiri.
Ndersa anetari socialist Bashkim Fino u shpreh se rrezimi i kandidaturave behet per qellime te pastra politike. Jeni duke i rrezuar ne menyre sistematike dekretet.
Kete radhe me keqardhje Presidentit i themi qe do ta kalojme nje dekret po dekretet e tjera nuk do ti kalojme. Nuk mund te krahasohet performanca e te treve ne raport me kete qe ju miratoni sot - tha Bashkim Fino.
Por i menjehershem ka qene edhe reagimi i mazhorances qe hodhi poshte pretendimet e deputetit te PS-se Fino duke i cilesuar si te padrejta. Kushtetuesja nuk eshte ushtari yne dhe relacionet nuk jane politike.
Gjykata Kushtetuese eshte nje organ i cili i eshte kundervene kesaj mazhorance ne menyre te perseritur. Raste te panumerta diskutimi dhe debati per ligje konkrete. E pra nese eshte i vertete ky fakt nuk mund te jete i vertete fakti qe Gjykata Kushtetuese eshte ushtare e kesaj mazhorance - tha Ilir Rusmali deputet i PD-se.
DETAJET
Komisioni i ligjeve ka rrezuar dje tre kandidaturat e Presidentit te Republikes per Gjykaten Kushtetuese Edlira Jorgaqi Artan Hoxha dhe Ardian Leka
E vetmja kandidature qe eshte perkrahur nga mazhoranca eshte Fatmir Hoxha. Opozita ka pohuar se Hoxha ishte kandidati me i dobet qe ishte paraqitur per kete post
Parlamenti pritet qe diten e enjte te rrezoje kandidaturat e kreut te shtetit duke shtyre edhe per disa kohe zevendesimin e anetareve qe u ka mbaruar mandati
Deputetet e PD-se kane sulmuar dje Presidentin Topi dhe stafin e tij duke i akuzuar se nuk dine qe te perzgjedhin kandidatet e duhur per anetare te Kushtetueses
I vetmi nga mazhoranca qe nuk votoi pro rrezimit te kandidaturave ishte deputeti i LSI-se Nasip Naco. Ish-prokurori abstenoi ne votimin per gjyqtaret e rrezuar
Debati per Presidentin
Pandeli Majko Une gjykoj se sot duhet te ecim me dekretet e Presidentit ndersa per kandidaturat per ne KSHC dhe Avokatin e Popullit te vazhdojme here tjeter besoj se eshte normale qe ne te konsultohemi.
Ilir Rusmali Seancat degjimore jane zhvilluar ne pranine e te gjitheve ndaj dhe une jam i sigurt qe secili prej nesh ka ardhur sot me nje opinionin personal jo politik por personal.
Ermonela Felaj Relacioni per Edlira Jorgaqin eshte keqdashes sepse shfaq qarte predispoziten tuaj qe ne organe te rendesishme sic eshte Gjykata Kushtetuese te shkojne militantet tuaj dhe qe skane asnje lidhje me drejtesine.
Eduard Halimi Zonja ka deklaruar para Presidentit se ka qene 4 vjet avokate. E ka bere per arsyet e veta se donte te tregonte se kishte nje kapacitet dhe eksperience profesionale. Gjithashtu ajo te njejten gje deklaroi edhe ne komision. Ai qe do te ushtroje detyren e avokatit duhet te regjistrohet ne tatime dhe zonja Jorgaqi e dinte kete por ajo ka kujtuar se mund ti shmangej ligjit.
Gent Strazimiri Jorgaqi e ka genjyer Presidentin e Republikes me CV-ne e saj. Ajo eshte e pozicionuar ne nje krah te politikes qe sot mbron dhe genjeshtren e saj. Duhet te jete nje terheqje vemendje ndaj Presidentit te Republikes apo stafit te tij qe merret me perzgjedhjen e kandidateve qe te tilla genjeshtra qe dalin sheshit dhe nuk ka nevoje te hetosh per ti gjetur te mos kalojne me.
Vaslika Hysi Nuk me vjen mire qe sot ne kete mbledhje vihet ne dyshim aftesia e kreut te shtetit ne perzgjedhjen e kandidateve. Me vjen keq qe te gjithe ekspertet qe thirren ne kete salle etiketohen te majte ose te djathte. Kjo eshte e turpshme.
Deputeti demokrat Viktor Gumi kerkoi shtyrjen e votimit ne Komision e Ligjeve te kandidaturave te kreut te shtetit
Qendrimi ndaj Topit percan mazhorancen
TIRAN - Qendrimi qe duhet mbajtur ndaj kreut te shtetit ka percare edhe vete deputetet e PD-se. Viktor Gumi para hedhjes per votim propozoi qe me pare te merret mendimi i Gjykates Kushtetuese per interpretimin e tre neneve te ligjit themeltar lidhur me procesin e riperteritjes se anetareve te kesaj gjykate.
Ai kerkoi mbeshtetjen e anetareve te Komisionit te Ligjeve per te hedhur firmat e nevojshme per ta depozituar ne Gjykaten Kushtetuese. Por propozimi i tij nuk u pranua nga kryetari i Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali i cili shprehu vendosmerine per te miratuar diten e djeshme kandidaturat ne komision dhe per ti kaluar me pas per ne seancen plenare te dites se enjte.
Kerkesa e deputetit Gumi per interpretimin e tre neneve te Kushtetutes posacerisht te lidhura me perberjen e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte nis me nje pyetje nese per ruajtjen dhe krijimin e nje trupe gjyqesore te pavarur cilat procedura seleksionimi duhet te perdoren qe te maksimalizohet kjo arritje. Ligji nr. 8577 date 10.02.2000 Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese te Republikes se Shqiperise nuk jep pergjigje per nje rast te tille ne asnje prej dispozitave te tij.
Ne te tilla kushte lind domosdoshmerisht ballafaqimi i situates aktuale te ketyre gjashte mandateve me percaktimet kushtetuese te perteritjes cdo tre vjet dhe ne nje te treten e perberjes se saj nepermjet nje vendimi interpretues perfundimtar te Gjykates Kushtetuese - theksohet ne kerkesen e deputetit Gumi. Per anetarin e djathte ne Komisionin e Ligjeve gjykatat duhet te jene ne gjendje te veprojne te lira dhe si mjedise te pabanuara nga dege te tjera te pushtetit politik te shtetit.
AVOKATI I POPULLIT
Paloka Kandidati ka punuar ne Sigurimin e Shtetit
TIRAN - Gjate miratimit ne Komisionin e Ligjeve te kandidaturave per Komisioner te Avokatit te Popullit deputeti Edi Paloka akuzoi nje prej emrave si ish-punonjes te Sigurimit te Shtetit. Meqe u diskutua nuk mund te rri dot pa e thene sepse per fat te keq ne jeten time kam pasur nje njohje personale me nje prej kandidaturave edhe vetem per te drejtat e njeriut qe ka pas punuar ne sigurim te shtetit ne 85-en nuk mund te merret. Po ju tregoj ate qe kam provuar atehere ne kurriz - tha deputeti demokrat Paloka.
Kandidati Sotiraq Nushi ka kryer studimet e larta me shkeputje nga puna ne Shkollen e Larte te Ministrise se Puneve te Brendshme Akademine e Rendit Publik dega Polici dhe eshte titulluar oficer policie ne vitin 1985. Pavaresisht kesaj relatori i ceshtjes Alibeja i kerkoi deputeteve kalimin e tyre per ne seancen plenare te dites se enjte duke ia lene parlamentit qe te vendose se cilet do te jene tre nga gjashte kandidaturat per Komisioner. Po dje Komisioni i Ligjeve miratoi edhe kandidaturat per anetare te Komisionit te Sherbimit Civil.