E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoni kerkon sqarime per marreveshjen me Serbine

Komisioni i Sigurise

Komisioni i Sigurise ka perfunduar dje shqyrtimin e marreveshjes mes Serbise dhe Shqiperise per luften kunder terrorizmit krimit te organizuar dhe lendeve narkotike. Dje ne komision kane qene te pranishem perfaqesuesit e Ministrise se Jashtme te cilet u kerkuan ne fillim te muajit tetor nga anetaret e PS-se ne Komisionin e Sigurise Kombetare. Deputeti Ilir Gjoni u kerkoi sqarime perfaqesuesve te Ministrise se Jashtme ne lidhje me kete marreveshje qe u nenshkrua ne Beograd nga zv.kryeministri Ilir Meta. Cilat jane kerkesat e pales serbe. Ka kerkesa politike dhe teknike dua te di se cilat jane kerkesat tha deputeti Gjoni. Nje nga klauzolat per te cilen palet kontraktuese bejne kujdes te vecante per ta respektuar nisur edhe nga detyrimet e vendosura nga aktet ligjore nderkombetare ne lidhje me kete eshte mbrojtja e te dhenave vecanerisht e atyre me karakter personal. Ne nenin kater te marreveshjes percaktohen modalitetet e kerkeses specifikohen detyrimet per palet derguese dhe per palen marrese te te dhenave si edhe kushtet qe duhet te respektohen nga autoritetet kompetente per komunikimin e te dhenave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›