E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Kjo ishte oferta me e mire per Ramen

Deklarata

Kryeministri Berisha deklaroi dje se pergjigjja qe demokratet u kane dhene socialisteve per hetimin zgjedhor respekton kerkesat e opozites por nuk bie dakord me termin e hetimit te pakufizuar.
Une mendoj se eshte nje pergjigje qe respekton plotesisht dhe teresisht te gjitha kerkesat e opozites pervec asaj te pakufizuarat. Pervec atij qe eshte ne qiell ne tokesoret nuk e kemi kete por perseri jane mekanizmat sepse ka mekanizma komplementare per te trajtuar cdo problem theksoi Berisha. Sipas tij pakufizimi eshte nje term i cili fatmiresisht nuk ekziston ne dore te askujt. Ekzistojne ca kufij qe i marrin te tjeret dhe i zgjidhin. Nuk i zgjidh dot ti por i zgjidhin te tjeret beri te qarte Berisha. Sipas tij pergjigjja e kthyer dje ndaj opozites eshte shume e drejte konstruktive dhe i krijon nje hapesire te madhe opozites per te zgjidhur pretendimet e saj. Pretendimet jane pretendime qe opozita ka dhe ne nuk i jemi larguar asnjehere theksoi Berisha duke lene te kuptohej se keto ishin pretendime dhe nuk mund te plotesoheshin te gjitha. Kryeministri Berisha kishte deklaruar se mazhoranca po e shqyrtonte me seriozitet kerkesen e opozites per hetimin e zgjedhjeve por seriozitet dhe perkushtim kerkonte edhe nga perfaqesuesit e opozites ne lidhje me kete ceshtje. Nga ana tjeter Berisha ka theksuar me heret qe ai nuk pranonte te shkeleshin vendimet e gjykates per shkak te kerkesave dhe interesave politike te mazhorances.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›