Kushtetuesja akuzohet për politizim të vendimeve

Gjykata Kushtetuese po ndërhyn në raste të cilat nuk janë në fushëveprimin e detyrave të saj, vlerësojnë ekspertë të gjyqësorit, por dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ata kanë marrë shkas nga vendimi i Kushtetueses, i datës 19 shkurt, që kthen rastin e Bajrush Xhemajlit në rigjykim.
Ish-kryetari i Ferizajt ishte i dënuar me dy vjet e gjysmë burg për veprën penale të rrezikimit të komunikacionit publik, që pasojë kishte vdekjen e Labinot Rrustemit nga Banulla e Lipjanit. Xhemajli ia ka dalë ta shtynte vuajtjen e dënimit nëpërmjet ankesave të vazhdueshme.
Trupi gjykues në Gjykatën Kushtetuese nuk ka qenë unanim në vendimin për rastin e Bajrush Xhemajlit. Gjyqtarët Altay Suroy, Almiro Rodriguez dhe Snezhana Botusharova kanë qenë kundër mendimit të shumicës/koha.net/Indeksonline/