E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tmerri spitalor ndaj Eneas

E dërguan te mjeku sepse i ishte ngritur temperatura vajzës së tyre, por çifti i ri nga Gjilani nuk do ta mendonte kurrë se kjo do t’i kushtonte shumë dhimbje e peripeci deri te kërkimi i shërimit edhe në spitalin e Beogradit, dhe më pastaj dërgimi në atë të Zvicrës, ku ndodhet tani. Rasti i vajzës Enea Zuzaku, nëntë-muajshe, është dëshmi se si shkon te mjekët tanë për shërim, por nuk e di se mund të shkosh edhe drejt vdekjes. Neglizhencë, papërgjegjësi, pakujdesi, sjellje anormale, gabime profesionale, inate personale ndërmjet mjekëve, janë ato që sot po karakterizojnë shumicën e mjekëve kosovarë, mungesë e kushteve higjeniko-sanitare, medikamenteve spitalore... në spitalet e vendit, e që po pësojnë qytetarët. Rreth dhjetë ditët në spitalin e Gjilanit dhe atë të QKUK-së, sa qëndroi vajza, prindërit i quajnë horror.

Ata kanë vendosur të denoncojnë rastin e vajzës së tyre në organet e drejtësisë për të kërkuar ndëshkimin e mjekëve, por edhe sensibilizimin e shoqërisë e më shumë institucioneve me atë çka po ndodh në shëndetësinë kosovare. “Duam të tregojmë të vërtetën që të mos pësojnë të tjerët sikurse vajza jonë, dhe të kërkojmë ndëshkim të atyre që e sollën vajzën tonë në këtë gjendje”, ka thënë për “Zërin” babai i vajzës Enea, Agim Zuzaku, i cili ende thotë se është i tmerruar dhe nuk arrijnë të qetësohen sikuse ai dhe bashkëshortja e tij me atë që panë çka i ndodhi Eneas së tyre, por dhe me atë që po kalon tash, e që ai thotë se ndonëse vajza është diagnostikuar me “sepsis meningococcal”, nuk do të vuante tani nëpër spitale sikur të ishte diagnostifikuar me kohë. Ai akuzon mjekët e Gjilanit për joprofesinalizëm dhe papërgjegjësi, që e diagnositifikuan me “linë” që me vonë rezultoi se nuk e kishte, kurse mjekët në QKUK jokomunikativë, inatosje mes vete, mungesë respekti dhe dështim pas dështimi...

Vajza tretet para syve të prindërve

Zuzaku akuzon së pari mjekun kujdestar në Gjilan, i cili thotë se nuk e mori seriozisht rastin, tregoi mungesë etike profesionale dhe injoroi gjendjen e rëndë të vajzës duke e lënë atë (Enean) në mëshirën e Zotit dhe në duart e prindërve, edhe pse ishte në spital.
“Më 8 janar 2013, ditë e martë ka mesi i ditës afërsisht ora 15:00 kemi vërejtur disa shenja jo të zakonshme, ethe, temperaturë dhe një mavijosje në gishtrinjë dhe në buzët e vajzës. E kemi dërguar në Shtëpinë e Shëndetit (mjeksisë familjare) ku është kontrolluar nga mjeku, që na udhëzoi për pediatri në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Kur shkuam në pediatri vajza është kontrolluar nga mjeku kujdestar doktor Ramadan Rrapuca, dhe ndonëse kishte ethe temperaturë dhe mavijosje në duar dhe buzë, ai nuk i mori parasysh këto shenja klinike, na ktheu në shtëpi me arsyetimin se vajza s’ka asgjë”, nis rrëfimin Zuzaku, i cili thekson se pas kthimit në shtëpi gjendja e vajzës filloi të rëndohet, dhe në orën 17:00, prindërit vendosin të shkojnë përsëri te mjeku, tani te një infektolog në një ordinancë private ( Xh.L.) pasi dyshojnë në një infeksion, ku i rekomandohet t’ia bëjnë pasqyrën e gjakut, dhe pasi marrin analizat e gjakut, mjeku konstaton se vajza është pak anemike dhe iu sugjeron një infusion.

Gjendja e vajzës nuk përmirësohet, edhe pas kësaj terapie, shkon e rëndohet. “Filluan t’i dalin disa pika - petechia të cilat janë vend i vogël (1-2mm) të kuqe ose vjollcë e të cilat u shfaqen në trup dhe pjesën ballore të kokës, dhe përsëri kishte edhe të vjella, temperaturë, plogështi (letargji), përsëri mavijosje në gishta dhe buzë, barkqitje”. Për herë të dytë, brenda së martës, prindërit drejtohen sërish në pediatri rreth orës 20:00. “Doktor Rrapuca përsëri na injoron edhe pse i treguam se gjendja e vajzës po rendohet... ia treguam analizat e gjakut dhe na tha se vetëm anemike është pak. Në recetë shkruajti supozitor dhe multivitamina, por ne e pyetëm mos ka lidhje me lijen e ujit (varicela) ai tha ndoshta edhe ajo mund të jetë dhe asgjë tjetër, si dhe dërgone vajzën në shtëpi se nuk ka asgjë”.

Zuzaku tregon se pas orës 24:00, mesnatën e 9 janarit, ditën e mërkurë, e dërgojnë vajzën për herën e pestë nëpër mjekë dhe hera e tretë te i njëjti mjek Rrapuca, në pediatri të Gjilanit, ku ai ishte kujdestar. Sipas tij, edhe pse gjendja e vajzës ishte e rënduar më shumë e pikat ishin shumuar, vajza u ndal në spital me insistimin e nënës. “Ai na injoroi përsëri dhe i dha vetëm një infusion dhe kaq, por në realitet mjeku e ka trajtuar si lijë e në fakt ka pasur hemoragji, pra petechie”. Në spital, Zuzaku thekson sesi gjatë natës fiken dritat dhe komplet stafi kujdestar si dhe motrat medicinale bien në gjumë.
“Në orën 04:30 janë vërejtur në sipërfaqen e lëkurës hemoragji ( gjakderdhje brenda në lëkurë). Dhe kemi vrapuar t’i thërrasim stafin mjekësor kujdestar, por të gjithë ishin në gjumë, në pixhame... kur erdhi mjeku, e pa gjendjen u befasua dhe menjëherë tha se duhet dërguar në Prishtinë urgjentisht. E pyeta mjekun cila është gjendja e vajzës dhe ai na tha se nuk ka jetë më shumë se 12 orë. Kemi pritur 2 orë e gjysmë për të shkruar raportin, të vinte ambulanca dhe të përgatitej infermeria për t’u nisur për Prishtinë dhe dikur ka ora 07:00 në mëngjes jemi nisur për në Prishtinë”.

Tmerri vazhdon në QKUK

Në Pediatri do t’i thonë se rasti nuk është për tek ata, por në Klinikën Infektive. E deri në këtë klinikë, ai do ta dërgojë vajzën para duarsh duke kërkuar klinikën në këmbë bashkë me gruan e tij. QKUK, dëshmohet sesi funksionon jo institucionalisht.

Prej klinike në klinikë duhet të shkosh personalisht, po pate fat të gjesh vend shtrihesh, po nuk pate pret...”I pyeta si të shkojë në klinikë, stafi mjekësor në Pediatri më thanë ‘kape në dorë dhe shko atje vetë, merri letrat se na nuk e dërgojmë’, vajza ishte në krizë shumë të madhe, vaji nuk i ndalej, dhe me gjithë këtë gjendje të ftohtit dhe bora depërtonte dhe deri te vajza”.

Atë do ta vendosin me vajzën në një dhomë që ai e përshkruan me kushte higjienike-sanitare, mëkat të vendosën madje dhe kafshët. Këtu do ta diagnostifikojnë vajzën me Sepsis meningococcal. “Nëna e ka mbajtur vajzën në krahror tërë kohën dhe duke i dhënë edhe oksigjen. Aparaturat që kishin në përdorim ishin shumë të vjetra, asnjë nuk ishin në gjendje të tregojne paramentrat”. Gjithë kohën, ai thekson se ka tentuar të kontaktojë me doktor M. B., A.P dhe I.S. “Por ekzitonte një injorim moskumunikimi tërë kohën, nuk dija përveç diagnozes se çka po ndodh me vajzën gjate tërë kohës kam vrapuar mbas mjekëve duke i lutur që të më japin ndonjë informacion se çka dinë, por pa sukses, në atë klinikë ish si praktikë moskomunikimi dhe injorimi. Si mundet një prind të mos jetë i informuar dhe të mos komunikoet me prindër”.

Ai thekson se vazhdimisht gjithë mjekët i përsërisnin se vajza nuk ka mundësi shpëtimi dhe vdekja është e sigurt. “Edhe pse vajza ishte në kulmin e sëmundjes, mjekët mbanin ligjërata në dhomë studentëve kur ajo është dashur të jetë në kujdes shumë intesiv dhe e izoluar nga kontakti me njerëz për shkak ndjeshmerisë nga bakteria. Fotografoheshin...”. Ai përmend se në një moment kritik të gjendjes së vajzës të tre mjekët do të vinin ta shihnin, por do iknin duke i ikur përgjegjësisë, se ata mendonin ‘kjo vajzë do të vdesë’.

Vetëm një infermiere do t’i dalë në ndihmë dhe do ta dërgojë vajzën në intensive një kat më lart. “Ky rast duhet të ishte në intensiv e jo në katin e dytë, por raportet jo të mira ( inatosëse) të mjekëve mes veti i vuan pacienti, në këtë rast vajza ime”. Zuzaku rrëfen se si jetoi në ankth tërë kohën pa ditur çka po ndodh me vajzën, duke blerë barna, infusion, krem, disa kanilla...dhe nëna të kryente punën e infermieres. Me gjithë insistimin e prindërve vajza hiqet nga intensiva, urdhërohet të zbresë një kat më poshtë (II) duke iu kthyer siç thotë ai tmerrit prapë. “Disa herë kemi kërkuar ndihmë të na orientojnë për ndonjë shtet ose spital që kanë provojë me këtë sëmundje, e këta na tregonin se është rast i rrallë dhe nuk kanë përvojë, kurse mosreagimi dhe vonesa çdo ditë e vajzës në këtë gjendje, gjithnjë vështirësohej nga infeksionet në lëkurë, filluan t’i nekrotizohen gishtat...”.

Zuzaku insiston ta dërgojë vajzën jashtë shtetit, siç thotë ta hiqte prej kësaj “kasaphane”, por nuk i japin raport mjekësor, vetëm një fletëlëshim. E dërgojnë në Beograd. “Pas disa intervenimeve kirurgjikale filloi gjendja të stabilizohet, por mjekët në Beograd na thanë se vajzës i ka humbur koha e artë, se nuk është intervenuar me kohë në këtë rast”. Vajza do të humbë gishtat e dorës për shkak të përparimit të nekrozës./Zëri/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›