E Diel, 1 Nëntor 2026

Sami Lushtaku nuk do shumë “Dukagjin” në PDK

Zgjedhja e Kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës ka lënë pas vetes shumë pakënaqësi. Motivet e tyre janë të ndryshme.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, shprehet haptazi kundër numrit të madh të anëtarëve të Kryesisë të cilët vijnë nga rajoni i Dukagjinit, shkruan Koha ditore.

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, nuk e sheh veten “harrën” për ta zëvendësuar hapësirën që mund të krijohet eventualisht nga ndonjë veprim i Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt.

Burime të gazetës kanë treguar se në mbledhjen kur PDK-ja ka zgjedhur Kryesinë e re, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ishte tensionuar pas rezultatit të votimit në atë masë, sa nuk kishte kursyer fjalë fyese për Thaçin.

Vetë Lushtaku teksa ka mohuar tensionet ka thënë se “sikur janë bërë shumë Dukagjin” në Kryesinë e PDK-së. “Unë nuk kam qenë i kënaqur vetëm me Besim Beqajn. Sikur shumë janë bërë Dukagjin aty, edhe kjo ishte arsyeja”, i ka thënë gazetës Lushtaku. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›