Kushtetuesja mund të shqyrtojë zgjedhjetNga Vizion Plus“Gjykata Kushtetuese vendos për: e) çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës dhe të deputetëve, si dhe me verifikimin e zg
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kushtetuesja mund të shqyrtojë zgjedhjetNga Vizion Plus“Gjykata Kushtetuese vendos për: e) çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës dhe të deputetëve, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre”. Pikërisht ky paragraf, që përbën pikën e, të nenit 131 të Kushtetutës, aty ky flitet për kompetencat e Gjykatës Kushtetuese duket se mund të përbëjë dhe çelësin e zgjidhjes së kërkeses së opozitës për hetimin e zgjedhjeve.
Edhe pse kryeministri Berisha në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të qershorit është një kapitull i mbyllur, pasi është certifikuar nga Kolegji Zgjedhor, Gjykata Kushtetuese duket se ka tagrin ligjor të rimarrë këtë diskutim, që lidhet me atë që është përkufizuar si “ushtrim i funksioneve të deputetëve dhe verifikim i zgjedhjes së tyre”.
Duket se kjo rrugëdalje do të përdoret nga opozita vetëm në afatin e fundit, kur mazhoranca ka kërcënuar me djegie mandatesh për 64 deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Nga ana tjetër, megjithë artikulimet e forta e shumë të përsëritura, se kurrkush nuk mund të hetojë mbi kutitë e votimit dhe rezultatin e zgjedhjeve, Kryeministri Berisha e ka më të qartë se kushdo tjetër se kjo është në dorën e trupës së Gjykatës Kushtetuese. Nuk është rastësi sulmi verbal që zoti Berisha ndërmorri kur Kushtetuesja hodhi poshtë me votimin 9 me 0 të dy nga drafteve më të rëndësishme për mazhorancën, paktin e kufirit ujor me Greqinë dhe Lustracionin, duke i quajtur 9 gjyqtarët më të lartë në vend nën presionin e Edi Ramës.