E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do e ndërtoj vetë Skavicën. Kam faktuar që di të bëj vepra botëroreNga TemaKryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se do e ndërtojë vetë hidrocentralin e Skavicës, që do jetë vepra më e madhe hidroenergjetike në vend. Berisha t

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha: Do e ndërtoj vetë Skavicën. Kam faktuar që di të bëj vepra botëroreNga TemaKryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se do e ndërtojë vetë hidrocentralin e Skavicës, që do jetë vepra më e madhe hidroenergjetike në vend. Berisha tha se kompanitë më të madha në Evropë nuk e morën përsipër këtë vepër, ndaj qeveria do realizojë ndërtimin e saj, me një kosto më së paku gjysëm miliard dollarë. Berisha tha se është momenti i duhur për të nisur këtë vepër. Berisha, i cili është shprehur për TEC-e e centrale bërthamore, tani kërkon të ndërtojë një vepër gjigande sërish për energjinë, duke thënë se ai ka faktuar që di të ndërtojë vepra botërore, duke pasur në mendje rrugën Durrës- Kukës.
“Skavica normalisht duhet të kishte qenë hidrocentrali i parë që duhej ndërtuar në kaskadën e Drinit. Pozicioni i saj natyror e bën atë një nga vendet më të përshtatshme në tërë Europën për ndërtimin e një hidrocentrali. Skavica është një nga ngushticat më të ngushta në vendin e presupozuar që do të ndërtohet diga, por dhe me shpatulla shkëmbore më të forta. Skavica përbën edhe nënën e digave nën të, në sensin e ushqimit të tyre të pandërprerë, me sasitë e nevojshme të ujit për turbinat e Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës dhe Ashtës. Skavica jo vetëm që shton rreth 350-400 megavat prodhim energjie, por ajo optimizon tërë funksionin e kaskadës,” tha Berisha. Ai shtoi se asnjë kompani e madhe evropiane nuk e mori përsipër këtë vepër.
“Por, mesa duket kriza e thellë financiare bëri që këto kompani të mos mund t’i dalin zot ambicieve dhe projekteve të tyre.
Atëherë, ne jemi para dy alternativave. E para është të shkojmë sërish të tender. Por ka edhe një alternativë tjetër që, të jem i sinqertë e ju, më është dukur gjithnjë më mira, që qeveria shqiptare të marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre të mrekullueshme energjetike. Në këtë ide kam hasur në kundërshtime të shumta më parë, por kundërshtimet kanë qenë të bazuara, sepse energjinë e blen në tregun botëror, rrugët nuk mund t’i blesh, por t’i ndërtosh. Ky ka qenë fakti që qeveria në rrafshin infrastrukturor u dha përparësi rrugëve dhe natyrisht, rrugët në njërën anë dhe Skavica, një projekt gjigand në anën tjetër, me një kosto minimale gjysmë miliardi Euro, nuk ishte në rrezen e mundësisë sonë. Tani është krijuar një situatë tjetër. Situata është më premtuese që qeveria të konsiderojë vetë ndërtimin e kësaj vepre gjigande. Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, KESH-i dhe agjenci të tjera duhet ta shqyrtojnë me hollësi, duhet të hapë tenderin për projektin, nga studimet fillestare deri tek projekti i zbatimit, ose të përcaktojë parimet dhe ta tenderoi me çelësa në dorë,” tha Berisha.
“Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të veprave botërore. Pas rrugëve, Skavica është vepra më e domosdoshme që brenda portofolit tonë mund të ndërtojmë. Pasi të bëhen të gjitha përllogaritjet, kostoja, projekti, në pamundësi ekstreme mund të shihet mundësia e afrimit të aksionerëve të tjerë, por ku qeveria të jetë lider, të udhëheqë e të ketë të gjithë përgjegjësinë e përfundimit të kësaj vepre. Sërish mendoj se duhet t’i përmbahemi parimit përmbytja më e vogël, prodhimi më i madh.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›