E Diel, 1 Nëntor 2026

Shteti shqiptar s’mund të çojë vetveten në gjykatëNga Genci Kojdheli, G99Jemi sot shumë të shqetësuar për gjuhën tepër agresive e kërcënuese të kësaj mazhorance kundrejt Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit të kësaj të fundit për të rrëzuar si anti-kus

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shteti shqiptar s’mund të çojë vetveten në gjykatëNga Genci Kojdheli, G99Jemi sot shumë të shqetësuar për gjuhën tepër agresive e kërcënuese të kësaj mazhorance kundrejt Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit të kësaj të fundit për të rrëzuar si anti-kushtetues projektligjin për pastërtinë e figurave, i ashtuquajtur ligji i ‘Dosjeve’, një iniciativë ligjore e cila është rrëzuar gjithashtu nga Komisioni i Venecias dhe organizmat ndërkombëtarë në Shqipëri.
Së pari, kjo mazhorancë duhet të ndajë mendjen se ç’qëndrim do mbajë ndaj gjyqësorit, e më specifikisht Gjykatës Kushtetuese. Brenda dy ditësh kemi pasur dy qëndrime të ndryshme e në kundërshti me njëra-tjetrën; qeveria përmes Zv. Kryeministrit Meta deklaroi se mazhoranca do të respektonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas rrëzimit të marrëveshjes me Greqinë për ujrat territoriale, ndërsa të nesërmen Partia Demokratike lëshoi një valë akuzash ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, refuzoi vendimin e saj, dhe lajmëroi pregatitjen e një referendumi si dhe dërgimin e çështjes pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Duam të informojmë shqiptarët se do ishte juridikisht qesharake dhe ndërkombëtarisht e turpshme që shteti shqiptar (i përfaqësuar përmes mazhorancës qeverisëse) të çojë përpara Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut vetveten, pra po shtetin shqiptar (po këtë rradhë të përfaqësuar nga Gjykata Kushtetuese). Po ashtu, vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, e cila i përgjigjet dhe respekton vetëm Kushtetutën, nuk mund të sfidohet me referendum.
Presioni mbi Gjykatën Kushtetuese është i patolerueshëm dhe përbën një shkelje të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit, dhe një dhunim tanimë i përsëritur i normave kushtetuese që garantojnë këtë pavarësi. Autoriteti i Gjykatës Kushtetuese është i pasfidueshëm dhe duhet të jetë i gjithpranuar nga gjithë aktorët, politikë e shoqëror.
I bëjmë thirrje mazhorancës që të ndalojë presionin mbi gjyqësorin, e veçanërisht mbi Gjykatën Kushtetuese, të mos ndërmarrë iniciativa ligjore që shkelin haptas Kushtetutën, dhe të fokusohet tek hallet e problemet reale të vendit dhe tek shqetësimet e dukshme e tepër të prekshme të shqiptarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›